• |
ide | kryesore

Ish-ministri tërbon grekët: Nuk ka Vorio-Epir, Kaçifas u vra në jug të Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Arsimit në Greqi dhe deputet i partisë qeverisëse Syriza, Nikos Filis ka thënë se Kostandino Kaçifa u vra në jug të Shqipërisë dhe jo në Vorio-Epir, sikurse përflitet në qarqet anti-shqiptare.

“Është Jugu i Shqipërisë. E them sërish dhe jam i kujdesshëm në atë që them. Është Jugu i Shqipërisë dhe jo Vorio-Epiri. Janë territore shqiptare, ka dominim të popullsisë shqiptare dhe aty jeton edhe minoriteti grek, që fatkeqësisht është në një masë të vogël për shkak se janë larguar. Por kjo është histori tjetër“, – ka thënë Nikos Filis.

Deputeti grek ka argumentuar gjithashtu se veprimi i policisë shqiptare, që iu kundërpërgjigj breshërisë së kallashnikovit të qëlluar nga Kostandino Kaçifas, është tërësisht i mirëkuptuar.

“Një person merr kallashnikovin në një vend të huaj dhe ngre flamurin grek. E imagjinoni dot sikur një turk të vijë në Traki me kallashnikov dhe të ngrejë flamurin turk e të qëllojë kundër policisë, çfarë do të thonit”, – argumenton deputeti dhe ish-ministri grek Nikos Filis.



2 Comments

  1. Ka bere nje deklarate reale dhe jo bombe sikurse po thone disa media ne shqiperi. Kete duhet ta thone politikanet tane, por fshihen si miu bashke me ju mediat qe percillni cthone greket, se vet ndonje opinion nuk keni dhe keni frike te mbroni atdheun tuaj. Ogranazita te tilla duhen shpallur terroriste nga shteti shqipetar, por te gjithe heshtin sipas direktivave dhe kercenimeve qe vijne nga athina

  2. ai ishte minoritar grek e dime qe nga koha e monizmit dhe sna ka shqetesuar kurre kur thote jam grek por te marresh armen dhe te festosh fitoren e greqise ne shqiperi pak e ka ai dhe te gjithe qe provojne ta bejne por politika qe ben Bushati eshte vetem per bythen e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *