• |
ide | kryesore

Ku ngjajnë Zheji dhe Fahri Balliu. Mea culpa për krimet e tyre

Arkiva, Lajme, Të fundit

Publiku shqiptar ka mbetur i befasuar nga dy ndjesa publike që kanë bërë dy gazetarë kundërshtarë të qeverisë, Fahri Balliu dhe Artur Zheji. Pothuajse të sinkronizuar, Balliu i ftuar në OPEN në Top Channel dhe Zheji nga faqja e tij 360 gradë kanë kërkuar falje për dëmet që kanë shkaktuar në sferën publike. Zheji ka gjetur si mëkat të tij faktin se në rini ka mësuar Ramën të recitojë, ndërsa Balliu se ka prezantuar gjeneral Lleshin me kadarenë dhe e ka bërë pjesë të një instituti që e drejtonte vetë.

Zheji ka shkruar: “Në të vërtetë, unë si autor i këtyre rreshtave publike, kam një pjesë të vogël të fajit, në stërvitjen e këtij bilbili gjyzar, që në të ri të vet, ishte përgjithësisht krejt ndrojtësak e fjalëpak, me pamje të rrejshme hutaqi dhe djali të mirë.Sepse e vija të lexonte dorëshkrimet e Komedive të mia (që i mbiquaja Komedi heroike), dukë përzgjedhur secili nga një personazh, për ti zhdërvjellësuar vëllazërisht komunikimin e ndrojtësakut, që dukej në rrugët e Tiranës, si një UFO gjatosh që çapitej në një mjergull që e paraprinte, ose e ndiqte pas”.

Ndërsa Fahri Balliu ka thënë: “Për  Gjeneralin që nuk e meriton këtë emërim se heshti për mbushjen e Shqipërisë me drogë unë i fërkoj falje shqiptarëve. Atë ma prezantoi një tjetër katolik, Ardian Ndreca dhe unë e prezantova me Kadarenë fabulën e të cilit pastaj e përdori në mënyrë të paskrupullt Rama”.

Pas këtyre “mea culpa” imagjinohet lehtësisht se sa e mirë do të kish qenë Shqipëria, nëse Turi dhe faro do të kishin qenë perfektë.

©Lapsi.al 

13 Comments

  1. po ti bushat kur do te kerkon falje qe se bashku me lubonjen i shkuat rames me 21 janar per ti marr ilir metes ngjalen.per nji ngjal mete dogjet tiranen me keta kriminel qe sot qevrisin.

    1. Nuk ka nevojë të kërkojë falje se qëndrimet e Bushatit ndaj rilindjes dhe edvinit janë shumë më mirë se një falje që nuk ndryshon gjë.

  2. KUqale,,,,po merhum Bazen, dredharaku, e shpifesi e fantazisti i rilindjes, pse nuk permrndet, po, po ka edhe te tjere zvarranike qe si shqiten servilizmit si M,,T Nano, e nja dy, tre te tjere qe kane marre furcet e bojaxhijut e po mundohen ti ndryshojne rrjedhen qe ka qeveria, me ojnet, e alibite e interpretimit sipas rregjise se psikopatit KM.

  3. Ky Xheji, nuk eshte burre i mire! Hakmerret ne menyre perverse duke e diskrediduar I. Demaline te ftuar si politolog!!! Nje njeri i mire nuk do ta bente kete.

  4. Shkrim i nje niveli te pacavureve te bera ne jetet e tyre si fariu dhe zheji,i pari gazetar i ZP dhe nje spiun klasik i te dy sistemeve dhe i dyti nje pacavure djal ne rinine e tij dhe nje emigrant langaraq qe ne erdhi prap ketu,e drejtor Rtsh pastaj i Atsh qe nuk la gje pa vjedhur ne keto institucione dhe parate i luante bixhoz,punen qe duhet te bente nuk e beri asnjehere,keta monstrat te krijuar nga saliu dhe likja.

  5. Ata Kane burrerine te kerkojne falje o bushtat, gje qe te gjithe ju, llapalehesit e tjere nuk e keni. Jeni aq te ndyre qe ndesen e konsideroni faj. Vetem halete qe vijne nga nomenklatura Kane kete sjellje prej doçesh.

  6. Paska qene per te fshire b…. o lapsi ky shkrim, prandaj po bej ca dite terheqje e po le “lecitesit”. S’ke turp? Vetem Rama do ta bashkonte Zhejn me Fahriun. Fal me shendet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu