• |
ide | kryesore

Mbrojtja nga Rusia, presidenti francez kërkon formimin e ushtrisë europiane

Planet



Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se Europa nuk mund të mbrohet pa një ushtri të vërtetë europiane, ndërkohë që merr pjesë në ceremonitë e organizuara në 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Në një vizitë në ish-frontin perëndimor në Verdun, ai tha se Rusia ka treguar se mund të jetë një kërcënim dhe se Europa duhet të jetë në gjendje të mbrojë veten.

“Ne nuk mund të mbrojmë europianët nëse nuk vendosim të kemi një ushtri të vërtetë europiane. Me Rusinë në kufijtë tanë, që e ka treguar se mund të jetë një kërcënim, ne duhet të kemi një Europë që mund të mbrojë veten pa u varur tek askush tjetër”, tha Macron.

Presidenti rus do të jetë mes udhëheqësve botërorë që do të shënojnë armëpushimin në Paris. Macron ka propozuar më herët një forcë të përbashkët ndërhyrjesh për misione krize.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbështetur idenë e një force ndërhyrjeje në qershor, por ka thënë se ajo duhet të jetë pjesë e strukturës së bashkëpunimit në mbrojtje. Britania e Madhe, në favor të një force të tillë, kundërshton një ushtri europiane, për shkak të rrezikut të mundshëm të krijimit të një strukture paralele me NATO-n.

Vet Macron ka paralajmëruar se europianët nuk mund të bazohen më te Shtetet e Bashkuara në mbrojtje dhe rijetësoi temën të martën, duke iu përgjigjur vendimit të presidentit Donald Trump për t’u tërhequr nga një marrëveshje bërthamore e vitit 1987 me Rusinë, që ndalonte raketat me rreze të mesme veprimi./tch



1 Comment

  1. asnjeri ,ne kete lloj situate nuk mund te mbrohet as si individ as si kolektiv a e dini pse,1 padrejtesia sistem jete me fjalen interes,e shtyr nga egoja per pushtet dhe para ne nje konkurenc ekstreme sejili te dale i pari per pushtet para ne cdo pikpamje,kjo form jete thyen ,dhe shkaterron gjithcka te mire,te krijuar dhe dobishme per ne,tani ka vetem nje rruge shpetimi,ajo eshte vetem e verteta drejtesia haku,ullzimi zotit vetem ajo i ka brenda per gjithcka ne kemi nevoj,qartesin zgjilljet harmonin sigurin paqen shpresen shpetimin,shpresen ,kuptojeni sot qe po ju thuhet me fjale mos prisni te humbeni me vepra pastaj te bindeni por bindja sdo ket me dobi pasi gjithcka e mir te shkatrrohet,ky koment eshte perkujtim keshillim per mire dhe ndalim nga e keqa,ikni nga padrejtesia sa padrejtesia nuk ka maarr forme mallkimi dhe te na kthehet si dallge ndeshkuese per te gjith ne banoret e tokes ,ky eshte mendimi im per zhvillimet aktuale kudo vetem mesazhi pozitiv per drejtesi hak ullzim hyjnore asgje me shum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *