Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella do të nderojë figurën e Gjergj Kastriot Skëndërbeut në vitin jubilar të heroit tonë Kombëtar. Zyra e shtypit e kreut të shtetit italian informon se më datë 7 Nëntor, Presidenti Sergio Mattarella do të vizitojë komunën arbëreshe Shën Mitri Koronë, (San Demetrio Corona) për të nderuar 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skndërbeu.
Në këtë vizitë ai do të shoqërohet nga Presidenti i Republikës shqiptare Ilir Meta. Qyteza Shën Mitri Korona është një nga 52 komunat arbëreshe që shtrihen në 5 rajone të ndryshme të Italisë.
Komuna arbëreshe Shën Mitri Koronë ndodhet në provincën e Katanzaros në rajonin e Kalabrisë e është një nga qëndrat më të rëndësishme të komunitetit arbëresh të Italisë jugore ku prej shekujsh është rujtuar mjaft mirë, gjuha, traditat, besimi fetar, kultura e identitetit etnik shqiptar.
Në Shën Mitri Koronë ndodhet kolegji më i njohur i arbëreshëve, Kolegji Shën Adriano ku kanë studiuar emrat të rëndësishëm të patriotizmit e kulturës shqiptare si Jeronim De Rada, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Kolë Kamsi etj.
Ky kolegj i ngritur nga Kisha e Arbëreshëve të Italisë u bë një nga insitucionet më të rëndësishme në kultivimin e gjuhës, identitetit, vlerave e kulturës shqiptare, tek të rinjtë arbëreshë. Në Itali jetojnë rreth 100 mijë arbëreshë./ora news