• |
ide | kryesore

“Ronaldon m’a vodhën kur po festonim rinovimin”; rrëfimi i ish-presidentit të Barcelonës

Sport



Në ditën kur luhet Inter-Barcellona është gati detyrim të flitet për Ronaldon. Por në këtë rast ai që e bëri është ish-presidenti i klubit blaugrana, Joan Gaspart, njeriu që pa dëshirë ratifikoi kalimin e Fenomenit nga Katalonja në Milano: “Zemra e Ronaldos është më e lidhur me Barcellona se Real Madrid, sepse këtu tek ne është ndjerë më mirë dhe ka kaluar momente të mëdha. Edhe në 2002, kur ishte momenti të largohej nga Inter, më tha se nëse do të barazonim ofertën e Real, ai do të zgjidhte Barcellona. Por në atë moment nuk mundeshim”.

Shumë interesante edhe historia e kalimit nga Barcellona tek Inter në 1997: “Ronaldo dëshironte të qendronte tek ne. Ishim dakord për të rinovuar kontratën e ai ishte i lumtur. Kishim bërë gati dokumentin. Më kujtohet se ishte ora 15 e bashkë me prokurorët e ij vendosëm të shkonim të hanim për të festuar. Firmën kur të kthehemi”, ishte fraza.

Në restorant trokitëm gotat me shampanjë për të festuar rinovimin. Por gjatë drekës një nga prokuratorët mungoi rreth gjysëm ore se fliste në telefon. Ishte Moratti. Unë në atë kohë isha zv/president, ndërsa presidenti Nunez na priste për firmën. Ronaldo e agjentët e tij nisën të nxirrnin bishta. Në një moment i thanë Ronaldos të shkonte në shtëpi, se do ta thërrisnin për firmën, që në fakt nuk u vu kurrë.

Kur fola në telefon, mu përgjigj në lot se nuk mund të bënte asgjë, se prokuratorët e tij vendosën për të. Oferta e Inter ishte shumë më e mirë se e jona e të gjithëve i interesonte që ta pranonte”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *