• |
ide | kryesore

Skandal në “Selman Stërmasi”: Tifozët pushtojnë fushën dhe kërkojnë tu heqin fanelat lojtarëve të Tiranës (VIDEO)

F1, Sport, Video



Është mbyllur në mënyrën më të keqe sfida e parë e javës së 12 të Superiores mes Tiranës e Kukësit. Barazimi 0-0 nuk ka qenë aspak ai që prisnin tifozët bardheblu, që e shohin skuadrën e tyre gjithnjë e më tepër në vështirësi, të përfshirë në luftën për mbijetesë.

Sapo gjyqtari Enea Jorgji ka sinjalizuar fundin e sfidës me verilindorët, tifozët e Tiranës kanë thyer rezistencën e stewardëve dhe kanë pushtuar fushën, duke carë barrierën në Selman Stërmasi. Tërbimi i tifozëve lidhet me rezultatet e 24 herë kampionëve dhe impenjimin e lojtarëve në fushë.

I pari i konfliktuar me tifozët ka qenë mbrojtësi Albi Doka, por pas tij edhe të tjetrë futbollistë të Tiranës, të cilëve tifozët i kanë kërkuar të heqin fanellat që mbanin veshur, për të treguar se janë të padenjë për skuadrën më të titulluar në vend.

Në asnjë moment nuk janë ndalur koret ofensive ndaj drejtuesve të ekipit, ndërkohë që sapo në fushë janë futur forcat e policisë që qendronin jashtë stadiumit, tifozët u kthyen të gjithë me vrap drejt tribunës.

Nuk ka shërbyer për asgjë dënimi i Komisionit të Disiplinës për sektorin e ultrasve të Tiranës, Fanatics, pikërisht për banderolat ofensive ndaj presidentit të klubit Refik Halili. Madje ndoshta ky dënim i ka acaruar edhe më shumë tifozët.

Njëkohësisht një goditje e rëndë edhe për administrimin e stadiumeve me steward dhe pa forca të policisë. Nuk kishte ndodhur që në javën e parë incidente, që nga Skënderbeu -Partizani, por ky episod tregoi që në rast të situatave nervoze e të ndjeshme për tifozët, forcat e sigurisë në stadium janë të pamjaftueshme për të përballuar turmën.

Tifozet ne fushe on Vidnews.

tifozet e tiranes on Vidnews.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *