• |
ide | kryesore

Video/ Icardi shpëton Inter, Kane i jep shpresë Tottenham, ndërsa pa Shaqirin rrëzohet në Beograd Liverpool

F1, Sport



Dy ndeshjet më të pritura të mbrëmjes së Champions League: Inter-Barcelona në San Siro dhe Napoli-PSG në San Paolo, janë mbyllur në barazim. Surpriza e madhe është ajo e Beogradit ku rrëzohet Liverpool përballë Zvezdas. Fitore me përmbysje e Tottenham, ndërsa Atletico hakmerret në Wanda Metropolitana për humbjen e dy javëve më parë.

Kuotë e barabartë pikësh mes Atletico Madrid e Borussia Dortmund pas suksesit 2-0 të spanjollëve, dy javë pas disfatës së thellë në Gjermani. Gjithësesi ruan vendin e parë me diferencë golash Borussia, ndërsa vendin e tretë të grupit A duke se e ka siguruar Brugge pas pokerit në principatë ndaj Monaco.

Në një ndeshje të dominuar, pa Lionel Messi, Barcelona nuk e fiton dot. Në San Siro, Inter rezistoi duke iu përgjigjur golit të Malcom me të përhershmin Icardi. Skuadra e Spalletti lëshoi terren për të mbajtur nën kontroll kampionët e katalanasve, por në fund mbajti në distancë Tottenham vetëm falë golit të argjentinasit.

Vetëm se tani zikaltrit rrezikojnë jo pak kur të vizitojnë Wembley për tu përballur me londinezët, që në rast fitore me dy gola diferencë do të kapërcenin italianët në renditje. Skuadra e Pocchetinos ka përmbysur avantazhin e papritur të PSV me dy gola të kapitenit Harry Kane.

 

Të njëjtën rezultat kanë fiksuar në San Paolo edhe Napoli e PSG, praktikisht në të njëjtën mënyrë. Francezët kaluan të parët në avantazh me Bernat, përpara se Insigne të barazonte rezultatin me 11 metërsh, aq sa ti lejojë skuadrë së Ancelotti të mbajë vendin e parë, i favorizuar nga humbja e papritur e Liverpool në Beograd.

Të kuqtë e Jurgen Klopp, pa Shaqirin, nuk rezistuan dot presionit të stadiumit Maracana. Crvena Zvezda merr fitoren e parë në Champions dhe me katër pikë futet në lojë për dy ndeshjet e mbetura, duke qenë vetëm një pikë larg PSG dhe dy larg dyshes së kreut.

Situata krejt e qartë në Grupin D, ku Porto e Schalke marrin fitoret e radhës për të konsoliduar kualifikimin përtej fazës së grupeve. 4-1 janë imponuar portugezët në Dragao përballë Lokomotiv Moskë, ndërsa gjermanët kanë mundur 2-0 Galatasaray, që ka siguruar me katër pikë vendin e tretë.

REZULTATET
Champions League – Group A
Monaco 0 – 4 Club Brugge
Atletico Madrid 2 – 0 Borussia Dortmund
Champions League – Group B
Inter 1 – 1 Barcelona
Tottenham Hotspur 2 – 1 PSV Eindhoven
Champions League – Group C
FK Crvena Zvezda 2 – 0 Liverpool
Napoli 1 – 1 Paris Saint Germain
Champions League – Group D
FC Porto 4 – 1 Lokomotiv Moscow
Schalke 04 2 – 0 Galatasaray



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *