• |
ide | kryesore

VIDEO/ Si e paralajmëroi Ilir Meta mosdekretimin e ministrave të Edi Ramës

Kryesore, Lajme



Me mosdeketimin e Sandër Lleshit si ministër, Ilir Meta ka shkruar emrin e Presidentit të parë në historinë pluraliste (pas miratimit të Kushtetutës) që nuk firmos propozimin e një kryeministri. Por a është kjo një “rrufe në qiell të hapur” apo një dëshirë e fshehtë e armikut historik të Edi Ramës. Për shumë, ky akt i kreut të shtetit ishte paralajmëruar që një vit më parë.

“Nuk dekretoj qeverinë”

Ishte 13 qershor 2017. Vetëm 2 javë para zgjedhjeve të përgjithshme dhe situata politike ishte e nxehtë. Përveç Edi Ramës që kërkonte “timonin” i vetëm dhe Lulzim Bashës që prmtonte një “Republikë të re”, për herë të parë në një fushatë elektorale po shëtiste shesheve dhe rrugëve të Shqipërisë edhe një President.

Ilir Meta kishte marrë votën në parlament, por me argumentin se ende nuk nuk e kushte bërë betimin bënte fushatë për LSI-në, partinë që kishte krijuar dhe ngritur vetë. Nuk kanë qenë të pakta deklaratat e forta të Metës në atë fushatë, por veçanërisht njëra shkaktoi jo pak polemika. Madje mund të thuhet se ishte ajo përplasja e parë e Presidentit dhe Partisë Socialiste.

Në atë paradite të 13 qershorit, Ilir Meta doli para gazetarëve në Tiranë dhe kërcënoi se nuk do të dekretonte qeverinë, nëse do të manipuloheshin votat.

“Paralajmëroj dhe lajmëroj cilindo që mendon se mund të vërë dorë, siç po punohet, mbi votën e lirë, se nuk do të ketë dekrete as për kryeministër dhe as për ministër. Dekretet do të vijnë vetëm nga një proces i ndershëm zgjedhor, proces që e vendos populli shqiptar” – tha Meta. Mosdekretimin e qeverisë e kishte bërë më parë presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, por Metës nuk i pëlqeu heqja e kësaj paraleleje.

“Nuk ka lidhje me këtë rast, nuk bëhet fjalë për të mos dekretuar vullnetin e qytetarëve por zgjedhjet e vjedhura” – tha prerë Meta.

Kërcënimi me shkarkim

Por në kampin e Rilindjes, ky kërcënim i Ilir Metës nuk u prit mirë. Edi Rama i përfshirë në fushatë i konsideroi në atë kohë “lajthitje fushate”. Më seriozisht i kroi numri dy PS-së, Gramoz Ruçi. Nga Fieri ku gara me LSI-në ishte mjaft e fortë, Riçi tha se nëse Meta nuk dekretonte qeverinë, do të shkarkohej.

“Presionet dhe shantazhet që (Meta) bën me votat e socialisteve që e zgjodhën edhe president se nuk do të dekretojë as qeverinë janë të kota. Nëse ka këto mend, të mos e bëjë betimin në 24 korrik. Nëse do shkojë me këto mend se do shkelë Kushtetutën, është burri i parë që i ka provuar të gjitha, deputet, ministër, kryeministër, kryetar kuvendi dhe president, do të jetë edhe presidenti i parë që do të provojë shkarkimin dhe i pari që do ta firmosë do të jetë Gramoz Ruci”, – tha Ruçi.

Replika e Ilir Metës

“Ska shans Rilindja të shkarkojë Ilir Metën. Janë shqiptarët që do të shkarkojnë Ramën. T’i bësh thirrje policave që hiqni uniformat dhe të mblidhni vota për PS-në, është fund i shtetit”, – u shpreh Meta duke i kthyer përgjigje Ruçit duke bërë një hap prapa: “S’kam thënë që s’do ta dekretoj, sepse Shqipëria do ketë qeveri në çdo rast. Kam thënë se s’do ta dekretoj nga votat e vjedhura. Nuk është shantazh – tha Meta.

Tashmë Ilir Meta e ka bërë realitet refuzimin e një ministri. Arsyet deri tani nuk i ka bërë publike. Mazhoranca e akuzon për shkelje të Kushtetutës ndërsa Edi Rama që i tha të gjitha, vetëm fjalën “shkarkim” nuk e përmendi të martën në sallën e Kuvendit. Sepse, që të shkarkohet Presidenti duhet së pari që shkeljen e tij ta konfirmojë Gjykata Kushtetuese (e cila nuk funksionon) dhe më pas duhen 94 vota në parlament, që Rama nuk i ka. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Pune shqiptaresh tamam pune muti,Hajde kur te duash i tha nje shiptar -nje jabanxhiu,por kur i tha ai,ne ser,pasneser apo paspasneser…shiko i tha shqiptari neser dhe pasneser dhe paspasneser jam i zene .,mbas 3 -4 ditesh jam ne tybe dhe s’me gjen ,por ti hajde kur te duash se po nuk me gjete mua hajde prap se une ketu jam.

  2. ram droga ftoi policin e droges ,pra at te xhafes,sajmirit,olsit qe te mblidhnin ,blinin,vidhnin vota se bashku me frroket,ndoket,rrahman e regjep rrahjat,ter familjen ndoka,rosha e dosha etj.ne vend qe te ishte edvini ne psikiatri ai esht ne kryministri.

        1. ata(ripjellsat) kane marre leke por jane te majt ,faktikisht per te shiyur e shiten te tute.Te rrime shtrember e te flasim drejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *