• |
ide | kryesore

Zbuloi marrëveshjen sekrete me Shqipërinë, Nikos Kotzias rrezikon 13 vite burg

Lajme, Të fundit

Nikos Kotzias foli përpara kohe dhe zbuloi detaje të një marrëveshje, nga e cila Greqia përfiton një zgjerim detar prej 12 miljesh detare, por tani duket se për këtë akt rrezikon plot 13 vite burg.

Kotzias, pasi dha dorëheqjen pas përplasjeve që pati me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos, tregoi me mburrje se kishte arritur që ti merrte Shqipërisë një teritor detar, sa sipërfaqja e krahinës së Thesprotisë.

Sipas medias greke, Nikos Kotzias, akuzohet se ka nxjerrë sekretin shtetëror me deklaratën e tij se ‘Greqia do të zgjerohej me 12 milje detare’, dhe si pasojë ka ekspozuar vendin.

Këto media japin edhe detaje. Me urdhër të Prokurorit të Gjykatës Supreme, do të kryhet një hetim nga Prokurori Anti-Korrupsion për deklaratat e ish-ministrit.

Por përveç hetimit për nxjerrje të sekretit shtetëror në lidhje me deklaratat për zgjerimin në 12 milje, pjesë e hetimit do të jenë edhe akuzat për përfitimin e fondeve nga George Soros.

Sipas asaj që shkruhen në median greke, Kotzias, rrezikon në total deri në 13 vite burg pasi ka shkelur nenet 141 dhe 146 të Kodit Penal që kanë të bëjnë me dënimin për ata persona, që kanë vënë në rrezik marrëdhëniet e shtetit grek me një shtet tjetër por dhe e kanë ekspozuar ndaj një hakmarrjeje të mundshme (Turqia), si dhe nxjerrjen e dokumenteve apo sekreteve shtetërore, që duhet të mbahen konfidenciale.

6 Comments

  1. Nese kane nevoje te hetojne, mund t’u jepnim borxh kryeprokuleshen e Shqiperise, po ia kerkoi Partia ajo e ben edhe emrin Arta Markuqis. Ka vetem nje problem qe i prish pune, i mban goja era mut nga bythelepirja e vazhdueshme qe eshte mesuar t’i beje rilindjes.

  2. me keshillen e leshit te rames leshit lleshi dhjerja e stalinit rama nenshkroi kapitullimin ne athin.po e perdala errta marku qfare pret apo ne qenef negjmije lesh leshi po tjerr.

  3. Cfare tradhetie Kombetare. KALI iTrojes duhet djegur tha Kasandra por asnje nuk e degjoi. Dhe cfare ndodhi. Edhe troja ishte pellazgo-I lire. Mbroje o Zot kete vend hyjnor nga Te babeziturit Tradhetie.

  4. Ditëziu, jo vetëm që e ka shitur b. tek Sorrosi, por fshehuazi këtë punë e paska bërë edhe tek Kotziasi duke i dhuruar atij ujrat bregdetare shqiptare.. Nëse ministri grek dënimin e paska 13 vjet, për këtë tradhëti të lartë Ditziu duhet të dënohet 130 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu