• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Sandër Lleshi në krye të Punëve të Brendshme si zv.ministër

Lajme, Të fundit



Pas seancës jashtë radhe sot në Kuvend për votimin e shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë, ku dhe është bërë zyrtar emërimi i Gjeneral Sandër Lleshit si zv.ministër i Brendshëm.

Kryeministri ka reaguar në Instagram duke postuar edhe një foto me Lleshin.

“Me drejtuesin e ri të Punëve të Brendshme, gjeneral Sandër Lleshin, pas mbledhjes së qeverisë që vendosi emërimin e tij zv.Ministër i Brendshëm??” – shkruan Rama në Instagram.

Sandër Lleshi u emërua zv.ministër i Brendshëm, pasi Presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi për ministër të Brendshëm, sikurse u kërkua nga kryeministri Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *