• |
ide | kryesore

Champions/ Juventus, Real Madrid e Bayern në provat e forcës

F1, Sport



Mundësia për të siguruar pozitat në grupet respektive për favoritët e mëdhenj të Champions, Real Madrid, Manchester City, Bayern Mynih e Juventus. E komplikuar situate, mbi të gjithë, për Manchester United, që me kombinim rezultatesh mund ta shohë veten të rrezikojë kualifikimin, me Valencian që e tremb jo pak. Edhe bavarezët e Bayern, mund të përfundojnë të dytët, pas Ajax, dhe do të ishte një situatë që mund të ishte e sikletshme për Kovac.

Në Allianz Arena për Grupin E, Bayern Mynich duhet të kalojë pengesën greke, me AEK Athinë që edhe në ndeshjen e para nuk është se ia bëri të lehtë punën gjermanëve. Me pikë të barabarta me Ajax, por në vendin e dytë për golavarazh të ndeshjes direkte, Bayern prêt një gabim në Portugali të Ajax, përballë Benfikës. Luzitanët mund të jenë shpresa e fundit e Bayern për të shkuar në sfidën e fundit në Amsterdam me dy rezultate në favor.

Lyon i komplikoi gjërat vetë në Grupin F dhe tani shanset që të mund ti marrë Manchester City vendin e parë janë pothuaj të mbyllura. Me 5 pikë francezët duhet të kujdesen më shumë të mos befasohen në shtëpi nga Hoffenheim (2) që do të rifutej në lojë për kualifikim në dy ndeshjet e mbetura. Anglezët në anën tjetër, në krye të grupit me 6 pikë, do të presin Shakhtar, që shpreson të paktën për një vend të tretë.

Roma e Real Madrid janë të thërritur në cështje për të fituar përsëri, këtë herë në transfertë, në mënyrë që të ruajnë pozitat në krye të Grupit G. Kampionët në fuqi, tani me Solarin në pankinë, kërkojnë suksesin e dytë ndaj Plzen, duke shpresuar që ndeshja në Moskë do ti hapë më shumë punë Romës, që është në vendin e dytë vetëm falë ndeshjes direkte.

Juventus mund të mbyllë dy ndeshje më parë cështjen e vendit të parë në Grupin H. Bardhezinjtë, me pikë të plota, duhet të fitojë në Torino përballë Manchester United, për të zyrtarizuar kalimin përtej si kokë grupi. Në anën tjetër, anglezët që humbën në Old Trafford dy javë më parë me golin e Dybala, kërkojnë të bëjnë rezultat, për të mos i dhënë shpresa Valencias. Një situatë ku kombinimet mund ti rrezikojnë kualifikimin skuadrës së Mourinhos (4). Nëse Manchester humbet dhe Valencia fiton ndaj Young Boys, Djajtë e kuq jo vetëm do të kaloheshin me një pikë në renditje, por edhe ndeshjen e fundit kanë për ta luajtur në Mestalla.

KALENDARI I NDESHJEVE
Champions League – Group E
21:00 FC Bayern München – AEK Athens
21:00 Benfica – Ajax
Champions League – Group F
21:00 Lyon – Hoffenheim
21:00 Manchester City – Shakhtar Donetsk
Champions League – Group G
18:55 CSKA Moscow – Roma
21:00 Viktoria Plzen – Real Madrid
Champions League – Group H
18:55 Valencia – Young Boys
21:00 Juventus – Manchester United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *