• |
ide | kryesore

“Duam shtëpitë tona” banorëve e Astirit në protestë tek Unaza e Re

Lajme, Të fundit



Banorët e zonës së “Unazës së Re” në kryeqytet kanë dalë sërish në protestë këtë pasdite. Ata shprehen kundër prishjes së banesave të tyre, siç e parashikon plani për ndërtimin e projektit të “Unazës së Madhe”.

Me një pankartë të shpalosur me mbishkrimin “duam dëmshpërblim”, apo me thirrjet “duam shtëpitë tona”, banorët kanë vijuar edhe këtë të mërkurë protestën e tyre, për të disfatën ditë radhazi.

Banorët kanë paralajmëruar vazhdimësi të protestës nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje. Disa syresh kanë paralajmëruar edhe veprime ekstreme.

Nga bllokimi i të dyja akseve të rrugës kryesore në zonë, është krijuar një trafik i rënduar.

Projekti

Më herët gjatë kësaj jave, në një dalje publike të përbashkët, pesë institucione: Drejtoria e Autoritetit Rrugor, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Hipoteka, Agjencia e Legalizimeve dhe Bashkia e Tiranës, kanë sqaruar projektin e Unazës së Madhe dhe çfarë do të ndodhë me banesat e bizneset që rrezikohen.

Sipas tyre, zgjerimi i Unazës së Madhe prek 317 objekte në tri njësi administrative, 6, 7 dhe 11, shumica e të cilave janë dyqëllimshe, për strehim e biznes. Segmenti rrugor nga “Pallati me Shigjeta” te sheshi “Shqiponja” do të jetë me tri korsi dhe me një gjatësi prej 2.34 kilometrash.

Protesta 2 on Vidnews.

Fatura financiare vetëm për rrugën (pa shpronësimet), sipas projektit të shpallur fitues në Agjencinë e Prokurimit Publik, për ndërtimin e tri loteve të para është 5.98 miliardë lekë. Institucionet janë të mendimit se projekti në fjalë është shumë i rëndësishëm për 100 vitet e ardhshme të këtij qyteti, pasi rregullon trafikun në një prej nyjeve më të rëndësishme.

Autoriteti i Rrugëve thotë se bëhet fjalë për 242 objekte që preken në tri lotet e para të punimeve për zgjerimin e Unazës së Madhe në pjesën perëndimore të saj. Lajmin e keq për shembjen e tyre e përforcon institucioni përgjegjës, IKMT, duke thënë se derimë tani vetëm sa i ka identifikuar, ndërsa prishja e tyre do të nisë ditët në vijim. “Jemi në fazën fillestare, në fazën e identifikimit dhe së bashku me grupin e punës, në ditët në vijim do të jemi në fillim të procedurave ligjore deri në vendimmarrje”, tha drejtoresha, Dallëndyshe Bici.

Edhe Hipoteka ka bërë punën e saj, duke parë objektet që janë me leje, të cilat rezultojnë në total 123, më pak se gjysma e atyre që janë parashikuar t’u vihet ruspa. Nga ana tjetër, ALUIZNI, përmes nëndrejtoreshës Ingrid Konomi, shoi çdo shpresë të banesave që janë në proces legalizimi, duke i cilësuar të skualifikuara nga procesi. “Në momentin që shfaqet një plan i tillë, të gjithë subjektet, të cilat kanë aplikuar për leje legalizimi, janë verifikuar dhe sigurisht ato subjekte që ndodhen në gjurmën e këtij plani, janë në proces të skualifikimit”. Për këtë kategori, Bashkia e Tiranës ofron zgjidhje të parë bonusin e qirasë me afat 1-vjeçar, periudhë kjo, sipas tyre, e mjaftueshme deri në një zgjidhje përfundimtare.

 



2 Comments

  1. A mor sali te kalorofshin skifteret e tu,tu shofte emri per kete qe I ke bere tiranes si qytet dhe pronarve te vertet te zones te astiri,kanibalet qe solle nga malet duan para sot qe do ju prishen shtepite pa leje.cojini nga kane ardhur pak e kane.

  2. Kjo toke o plehre ka qene toke shtet ku pronaret e vertet jane italianet ku ne te njejten kohe tironsit qe e kishin mendjen me pi raki e gjiz kishin mendjen te cungijet e kuplarave moren napolinat e arit nga shteti italian tani o injorant me ligjin 7051 qe te gjitha qeverit rane dakort ja dhsme atyre qe kishin ne perdorim token dhe ju dha akses me te drejte shitje kera banore e kane blere sipas ketij ligji qe exhte ne fuqi edhe sor kete toke me ferra e era mut lane keta banore te mbrekullushem na beriu jugu shqipri e mesme e zhvilluan me mund e djerse e kete djerse nuk do tja leshojne kollaj pa gjak ka marre fund ajo mesele edhe pronaret gjoja prap kane mare lek mbasi i ka pagu itLiani me dallavere e hipotekave prandaj mbyll gojen o hale se me 7051 qeveritaret bone kerdine e mereni me popullin e thjesht u mallkuar qofshi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *