• |
ide | kryesore

Enigma/ Përse u shndërrua Konstandin Kacifas në heroin e grekëve?

Kryesore



Nuk ka ende një shpjegim se çfarë e shtyu Konstandin Kacifasin të sulmojë me armë policinë dhe të luftojë deri sa të vritej me forcat RENEA. Spekullimet e mediave greke se policët shqiptarë u përpoqën të ulin një flamur grek u përgënjeshtruan nga Ministrja e Kulturës së vendit fqinj, Myrsini Zorba, që e përshkroi festën e JO-së në Bularat si një moment gëzimi dhe harmonie, krejt të kundërt nga ajo që raportonin gazetarët e huaj.

Vetë minoritarët e Bularatit disa orë pas ngjarjes, i përshkruanin veprimet e Konstandin Kacifas si ato të një të marri që qëllonte me armë në mes të fshatit duke shkaktuar panik. Edhe në videon që u publikua në media, duket që Kacifas vrapon me Kallashnikov në dorë, ndërsa pranë tij ecin fëmijë.

Për të kuptuar se Kacifas ishte i ngarkuar me retorikën më banale të nacionalizmit grek mjafton të shihje profilin e tij në rrjetet sociale. Përkundër mesazheve të bashkëjetesës dhe miqësisë mes komunitetit grek dhe shqiptarëve që përsëritet shpesh, Kacifas bënte thirrje për çlirimin e Vorio-Epirit, për ngritjen e të rinjve grekë kundër shqiptarëve dhe të tjera si këto.

Por ajo që ndodhi më pas i dha një tjetër rrjedhë ngjarjes. Sulmi i Kacifas ndaj policisë nuk u dënua si një ngjarje kriminale, por po merr përmasat e një akti heroik. Në fillim ishin ekstremistet grekë të Agimit të Artë që organizuan protesta para ambasadës tonë në Athinë, pastaj mediat greke që kishin përhapur lajmin e rremë të uljes së flamurit grek, i dhanë zë dhimbjes së kuptueshme të prindërve të Kacifas që akuzonin “shqiptarët” për vrasjen. Ato pak zëra të shtetit fqinj që kanë kujtuar se 35 vjecari sulmoi policinë me kallashnikov duken të dobët përballë reagimit të dy ministrive të jashtme që nxitën akoma më shumë konfliktin me përplasjen diplomatike.

Sot jemi në pikën që minoritarët grekë e kanë shpallur Kacifasin hero dhe po përgatiten për një funeral madhështor. Mijëra vetë priten t’i bashkohen përcjelljes së fundit të ekstremistit grek për ta shndërruar atë në një manifestim urrejtjeje dhe përçarjeje antishqiptar.

Në Bularat, aty festa e JO-së u festua me të dy flamujt grek dhe shqiptar, ditën e funeralit të Kacifas situata pritet të jetë e nderë. Trupi i 35-vjeçarit ishte i veshur si ushtarak kur u soll në shtëpi, ndërsa arkivoli ishte mbuluar me flamurin grek. Të paktën 9 autobusë do të nisen nga Athina. Televizioni grek Ant1 raporton se veç Athinës janë planifikuar të nisen edhe autobusë nga qytete të tjera të vendit. Një pjesë e njerëzve që do të shkojnë në funeral, janë nisur me automjete private.

Mes minoritarëve tashmë është harruar paniku i të shtënave me armë të Kacifas dhe kanë nisur folklorizmat. Një prej banorëve, sic në videon më poshtë, është duke i kënduar një këngë patriotike Kacifasit. Ndonëse një ekstremist për t’u mëshiruar, që propagandonte idetë e të ashtuquajturit Vorio Epir dhe që terrorizoi bashkëfshatarët e tij me armë dhe që për më tepër qëlloi ndaj policisë, tashmë opinioni publik grek, e konsideron një hero. Himnizimi i Kacifas qartësisht ka dalë nga kontrolli dhe ky procës, shndërrimi i Kacifas, nga një kriminel i rëndomtë në hero, mbetet një enigmë.

https://www.youtube.com/watch?v=7AAVt-yS-C8&feature=youtu.be



13 Comments

  1. Cfare ka per enigme ketu? Jane nje mase e madhe sllavo-ortodokse bizantine qe jane primate ne zhdukje, rrace e rrezikuar

    1. ja dhe kultura greke modeli njerzore ,kjo eshte demokraCia greke megjith zonjen evrodeputete,,kjo eshte familja demokratike e perbere nga kriminele ekstremist barbare ,te padrejte,keta duan te eksprimentojne nje shpikje qe nese ju ka rezultat ,gjith njerzimi do ta pranojne ,keta duan te bindin boten qe padrejtesia eshte drejtesi,pa fakte dhe burim,shikoni se nuk jane budallenj,por bejne,keta ne dhe gjith botes duan te na shesin sapunin per djath po jo o gomer se e zbuloj shija faktet e verteta nuk rrezohet me asgje se ka faktet,po te ishte sipas jush bota do te ishte zhdukur me kohe po si mendoni mor majmuna se me eshtra te vjellura te ndertoni histori,po me duket se tashme ju kan vene ne loje te plote dhe jeni dehur dhe nuk dini se Cfar mendoni flisni as veproni pergjegjsit as pasojat ,supriza te medha ju presin o kultura pa kultur

  2. Me tu duk vetja ne Greqi, ketu mes vendit tim, shikoni,,,,,sa flamuj greke,,,, por,,, a ka ndonje shqitar? Mire qe ata s;na duan, pune e tyre, po shteti e pushteti lokal atje ku jane?Ne analogji te kesaj, a do na linte ne pushteti korofillak qe te ngrejme flamurin tone ne Camer, apo ne ndonje fshat qe eshte me popullshqiptar? JOOOoooo. kurre s;te le greku, atje te behet e njejta ceremoni, ketu na hedhin valle. SA inferiore qe eshte pushteti, por dhe shqiptaret qe nuk reagojne per kesi ndodhishe pushtuse.

  3. O-I PA EMER-cfare pushtimi te ka beri greku sepse po organizon nje ceremoni mortore qe ne nje menyre apo tjetren ne -Bularat-kjo eshte normale, qe ne nje ceremoni varrimi do vine njerzit te afermit e tij,shoke apo dhe te tjere sepse eshte fshat minoritar.Ae di ti more shok apo zoteri cfare je qe ne grekun e kemi pushtuarqe ne i991-shinedhe sot ku ne Greqi jetojne dhe punojne rreth 600mije e kusur shqiptare .Cfare i kini keto mllefe rraciste qer sjellin vec konflikte .Mos u beni kaq patriota se per emigrantet -Siriane-u ngriten te tere ketu tek ne te mos vine .Po a emendoni sa shqiptare ka neper shtetet e huaja .Ti mund te shkruash kete qe ne nuk kemi shtet dhe qeveri qe te mbroje dinjitetin dhe sovranitetin e vendit .Ty dhe bashke me mua na duket cudi perse ky interesim i qeverise Greke per kete qe u vra ,pavaresisht se kete e fryne dhe forcat politike anti -shqiptare po shtetet e tjera kane ligje per mbrojtjen e qytetareve te tyr dhe ju kerkojne llogari per ndodhite e vrasjeve te tyre .Mos shiko ti keta monstrat e qeverise tone keta i dhane hapesira detare keti Greku dhe per qytetaret shqiptare qe jetojne ne Greqi nuk interesohet fare se ndodhen neper burgje ,se vriten ,se dhunohen .Prandaj mos u trishto se nuk na ka pushtuar greku ,ne e kemi pushtuar ate.

  4. Vetem ndonje idiot nuk e kupton qe akti i terrorisit ishte i organizuar dhe financuar nga athina zyrtare, ajo e donte te vdekur bularatasin qe ta kthente ne hero. Enigma ketu qe dron pse shteti une argat e eleminoi, nderkohe qe po lejon ta heroizojne dhe neperkembin dinjitetin e shqipetarve me flamuj dhe thirrje antishqipetare.

  5. Enigma eshte se pse prokuroria e krimeve te renda nuk publikon raportin e hetimeve? Ai ishte akt terrorist ajo qe ndodhi ne Bularat dhe me ke bashkepunonte autori. Cilat jane organizatat qe e financonin dhe cili eshte qellimi i tyre? Ndryshe perse u eleminua, apo qe me ndihmen e argateve ne Tirane Athina zyrtare te heroizonte nje terrorist per qellime ogurzeza. Kjo eshte poshtersi qe i behet hapur shqipetarve ne trojet e tyre

  6. Komenti im ende i papublikuar ne Editorialin e sotem te Gazetes Tema: Mero Baze, xhaxhai im grek.
    @[Mero Baze, Botues i Gazetes Tema]
    SHKRIMET E TUA NE LIDHJE ME GREQINE NUK JANE PROFESIONISTE.
    JU NUK JENI SOT NJE FEMIJE, POR NJE ADULT QE MUND TE ANALIZONI FAKTET.
    JU NUK JENI SOT NJE HISTORIAN FEMIJERIE, POR NJE PRONARE, GAZETARE DHE ANALIST FAKTESH.
    Ti shqiptar minoren ndjeheshe pra normal prane xhaxhait tend grek qe edhe ne regjimin komunist shqiptar ishte financier i fermes se vetme te qytetit.
    Por si ndjehen miljona arvanitas vellezer te Aristidh Koles dhe çame ortodokse ne Greqi qe kane rreth 200 vjet pa asnje shkolle fillore shqipe dhe asnje te drejte identitare???
    Por si ndjehen rreth 500.000 emigrante shqiptare qe sipas statistikave greke jane ne vendin e fundit krahasuar me çdo kombesi tjeter per pune ne bordet drejtuese publike dhe private ne Greqi???
    Çeshtja e problemeve te akumuluara dhe te shumta dhe ngjarjeve aktuale Greqi-Shqiperi nuk jane thjesht nje çeshtje korrupsioni se si jane perdorur fondet e Ministrise se Jashtme te Greqise.
    Pse si mendon ti femije nostalgjik i xhaxha Dhimitrit, se mbledhjet sistematike te pakten prej 28 vjetesh te Ministrise se Jashtme te Greqise me sillogjet e paligjshme vorioepiroton dhe financimi mujor i paligjshem i homogjeneve dhe te shnderruarve ne homogjene ku shume banojne ne Shqiperi, a nuk jane shovinizem shteteror, a nuk jane irredentizem shteteror, a nuk jane financim shteteror i Greqise i te gjitha drejtimeve politike qe kane qene dhe jane ne pushtet, por qe nuk ndodh midis asnje çifti tjeter shtetesh te Europes!!!
    SHËNIM:
    NATYRISHT SHKRIMI JUAJ AKTUAL NUK KA SHKAK MUNGESEN E PJEKURISE NJEREZORE, POR SIGURISHT DIÇKA TJETER.
    PUBLIKONI KOMENTIN TIM!

  7. Ca shiit heroi eshte ai…ata qelbesirat qe cfar skan shkruar neper flamuj dhe kan then thirrje antishqiptare me histeri mos te hyjn me ne shqiperi …kete kerkojm ne si popull nga shteti yne nqs e do prap voten …

  8. Prape ky shqiptari i “ndershem”! A vertet egziston nje i tille ne llumin e saliut dhe Metes apo dhe te Rames! Vetem Andi me Tosin dhe Ylli Rakipin jane te ndershem! Andi eshte gay ,shume mire, Lubonja eshte impotent se bashku me Yllin dhe Saliun!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *