• |
ide | kryesore

“Gjenerali”, vetëm maja e ajzbegut të përplasjes Rama – Meta

Arkiva, Kryesore

Kriza për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i brendëshëm nuk është një akt episodik në marëdhënien që po vjen duke u ashpërsuar mes Ramës dhe Metës. Pak ditë më parë, Lapsi.al, botoi një lajm me burime nga opozita ku e lidhte këtë që po ndodh sot me strategjinë e destruktivitetit kundër qeverisë që kanë vendosur të ndërmarin Basha dhe Kryemadhi. Pra, sipas saj, presidenti është i koordinuar me ta për këtë strategji që fillon me “bombat” e publikimit të përgjimeve e shkon deri tek protestat.

Presidenca e përforcoi këtë pandehmë me një deklaratë jo të zakontë. Kur i kërkohej të jepte shjegime konstitucionale për qëndrimin e institucionit, zëdhënësi Tedi Blushi u përgjigj: “Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”.

Pra, mesazhi ishte i qartë: më shumë se ligjore beteja ishte politike.

Në të njëjtin gjatësi vale qe edhe një kronikë e Top Channel këtë të mërkurë, e cila vërente se që nga koha kur ka filluar bojkoti i opozitës, presidenti nuk ka firmosur asnjë ligj të dalë nga shumica e kuvendit. Përpos atyre që ka kthyer publikisht, si dy herë ligjin e teatrit dhe një herë atë për uljen e taksave për lojrat e fatiti, Meta edhe ligjet e tjera nuk i ka sigluar, por i ka kaluar në heshtje.

Po ashtu, në qarqet e shumicës edhe dekretimi si kryetare e Kontrollit të shtetit, për gjykatësen kushtetuese, Vitore Tusha, shihet si një shenjë obstruksioni. Presidentit i mvishet qëllimi keqdashës që me largimin e saj nga Gjykata Kushtetuese, të rrënohet edhe një institucion i ri i reformës në drejtësi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ku jo është si anëtare zëvendësuese.

Pra nëse shumica parlamentare e voton kandidaturën e presidentit, ajo largon automatikisht edhe një nga dy gjyqtaret e mbetura të kushtetueses, duke minuar ngritjen e institucioneve të reja.

Po ti mveshësh këtyre fakteve edhe atë që Rama tha gjatë fjalimit të së hënës në kuvend ku aludoi se mosdekretimi i Lleshit mund të bëhet në kuadër të një projekti shumë më ogurëzi, nuk është e vështirë të hamendësosh se loja ka filluar. Dhe ajo mund të rrezultojë shumë më e rrezikshme se një lojë paqësore shahu.\

©Lapsi.al

8 Comments

  1. Me rob qelbesire se je o Bushat vetem Rama yt mund te jete!!!!
    Edhe nje pasazh krejt te qarte qe tha Tedi Blushi i Presidences kerkon ta bastardosh vetem e vetem me hutu Opinionin. Koha e sekretarit te Pare ka perfunduar ka kuptimin e qarte se Rama nuk mund te kete cdo pushtet e te beje sic do vete! Kjo nuk ndodh ne demokraci dhe sinjali eshte teper i qarte dhe asgje me teper!!!!
    Ku e merr te drejten ti te besh Opoziten popullore me dinakeri per ta shkermoqur ate ne fund? Jankete ben ti!!! Eshte plani i Rames qe para zgjedhjeve qe te vendoste disa prej jush te zevendesonin Opoziten per te pasur edhe ate pushtet ne dore! Kjo eshte e verteta o Bushat Ramist!!!

  2. O BUshat’ kur degjo Ramen, i jep te drejte, kur degjon Meten, prape i jep te drejte,, e ne kete mes akoma se ke vendosur piken,,qe une per opinionin tim, ti e din situaten, dhe ti duhet me drejte e direkt ti komentosh politikat e te dy kryetareve te shtetit, sepse, rrembimi e uzurpimi i kopetencave te presidentit nga psikopati, ka sjelle tere dorezimin e pushtetit ne nje dore, dhe kjo quhet diktature. Rama krekoset me vjedhjet e kompetencave e me parlamentin e vjedhur, ne bashkepunim me korrupsionin e oligarket. Pushtet ligjor nuk po ka me, , huligani banal ai qe i kundervihet edhe me te drejte , e sulmon, e diskretiton, e biles edhe e zhduk,, ky eshte bere kapo i mbijeteses se bandave, e mjerus i popullit.

  3. O komentues injorante gjysem analfabete te Lapsit! Mos lexoni artikujt e Andit ,Shkullos dhe Tosit! Ata do ta “kthejne fleten nga fryn era”!Te na rroje sa malet e Vicidolit heroi dhe udheheqesi yne legjendar Sali! Te na roni ju o militante tru thare berishiane!

    1. Ti me siguri informohesh nga portali i Merdos (termat dhe stili qelbet me te njejten ere si atje). Por ve bast qe ruan dhe lexon edhe Kongresin e 8 te PPSH apo plenumet e partise.

  4. Në një koment të mëparshëm, pata theksuar faktin se e gjithë kjo histori me qeverisjen 5 vjeçare të Ramës, përmblidhet në deklaratën e Ilir Metës, ose më saktë të opinionit të përgjithshëm publik shqiptar, se “ka ikur koha e qeverisjes së Shqipërisë me një sekretar të parë partie”.
    Ishtë miopi që këtë deklaratë të Metës ta kufizosh vetëm si “qëndrim politik”
    Është produkt i stilit qeverisës së Ramës, që Shqipëria u mbush me deputetë, kryetarë bashkie e ministra me rekorde kriminale. Është fjala këtu vetëm për politikë, apo për shkelje flagrante të ligjeve, kodit penal e Kushtetutës ?
    Që ditën e parë kur u ul Rama në karrigen e kryeministrit, ai e konsideroi këtë detyrë, si mundësinë për të kapur të gjitha pushtetet e pamvarura e gjysëm të pamvarura të shtetit.
    Luftë për të zhvlerësuar e për ti marë çdo kompetencë presidentit shoqëruar me format e tij harbute të talljes me “mustaqet e Nishanit”. Vazhdoi me SHISH deri sa e realizoi largimin e Visho Ajazit. Kështu veproi edhe me ILKPD .Bëri çmos që “pushtetin e katërt”, mediat, duke i sulmuar me epitete ofenduese ti intimidojë e detyrojë të kalojnë ne vetëçensurim.
    Paska qenë politike, yryshi i Ramës për ta kthyer Shqipërinë në Kolumbinë e Europë duke e kthyer rekordmene të kanabisit e marijuanës në Eruropë . Paska qenë politike moskapja e mosndëshkimi i 44 bandave mafioze të lidhura me qeveritarët. Paska qenë politikë dhënja e konçesioneve abuzive disa oligarkëve duke e futur Shqipërinë në një perspektive të rrezikëshmë të kolapsit financiaro-ekonomik.
    Paska qenë politike shkatërimi i të gjitha institucioneve të larta të drejtësisë deri tek Gjykata Kushtetuese gjoja për të kryer reformën në drejtësi.
    Jo mor jo !
    Të gjitha këto lëvizje “politike” si qëllim kishin jo vetëm pushtetin e pakufizuar politik të llojit enverist, por diç më shumë, pausurimin e tij e të sejmenëve në rrugë të paligjëshme e deri kriminale.

  5. ku je o Ilir Meta, o komandant i pergjithshem. Si sthe nje fjal per ate qe ndodhi ne Bularat o komandant i koqeve te mia. apo komandant i pergjithshem je vetem kur je perball Rames se perball grekut dhe ti i zgerlaqur si gjith te tjeret je. o hajdut i certifikuar qe je aksidentalisht dhe president i shqiptareve, tregoje pra tani qe ke rastin qe je komandanti i pergjithshem. mir ti po si stha nje fjal Monika kjo atdhedashese e patriote deri ne marrezi. Jeni thjesht vampir te shqiptareve qe per icik pare e pushtet shisni dhe femijet tuaj e jo me interesat e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu