• |
ide | kryesore

Lëvizje në Prokurorinë e Tiranës, Zaimi në krye të Task Forcës

Lajme, Të fundit



Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur ditën e sotme në nivel drejtuesi në Prokurorinë e Tiranës. Marieta Zaimi vendoset në krye të Task Forcës në vend të Deniona Katros. Lajmi është publikuar nga Top Channel dhe tregon ndryshime të rëndësishme në këtë institucion.

Po ashtu, mësohet se Valentin Preçi, i cili drejtonte Sektorin e Trafiqeve në Prokurorinë e Tiranës zëvendësohet me Genci Qanen.

Ndryshim ka pasur edhe në Sektorin e Vrasjeve, ku Elina Kondi është zëvendësuar nga prokurori Armand Gurakuqi. Tre ish-shefat e sektorëve kalojnë prokurorë të thjeshtë te Prokuroria e Tiranës.

Ndërkohë është zgjeruar Task Forca e Prokurorisë së Tiranës duke u bërë me 11 prokurorë. Në krye të institucionit është Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku, që kur u caktua në detyrë u tha se do të kishte kompetenca të kufizuar dhe nuk do bënte lëvizje të drejtuesve të prokurorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *