• |
ide | kryesore

Profili i Edison Harizajt, ‘të fortit’ të Vlorës që u ekzekutua dje në Durrës

Kryesore, Lajme



Edison Harizaj, 39-vjeçari vlonjat që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në lagjen 13 të Durrësit, është një person me background kriminal.

I njohur si i fortë në Vlorë apo edhe si mik i Emiljano Shullazit, Harizaj dyshohet se është ekzekutuar për larje hesapesh dhe hakmarrje.

39-vjeçari ishte pasagjer në makinën Audi A8, që drejtohej nga miku i tij Genci Caci, 33 vjeç, kur në rrugën e njohur si “Rruga e Çamëve”, teksa po udhëtonin për në Vlorë, viktimës dhe të plagosurit iu pre rruga nga dy makina në një kthesë. Njëra prej makinave i bllokoi rrugën, ndërsa nga makina tjetër autorët e dyshuar qëlluan me breshëri kallashnikovi.

(Video më poshtë: Momenti kur autoritetet nxjerrin trupat e Edison Harizajt dhe Genci Cacit nga ‘Audi A8’ me targa AA 857)  

Siç mund ta shihni në foton më poshtë të siguruar nga Lapsi.al, makina është bërë shoshë nga plumbat. Pjesa e pasagjerit, ku ishte ulur Harizaj, ka pjesën më të madhe të goditjeve. Genci Caca është në gjendje të rëndë. 33-vjeçari u lajmërua fillimisht i vdekur, por ai ndodhet në vdekje klinike dhe mbahet në jetë me apartura në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Dyshohet se makina e autorëve të krimit është një e gjetur duke u djegur në varrezat e Shën Vlashit. Autoritetet besojnë se kjo makinë ka lidhje me ngjarjen e rëndë.

 

Profili kriminal i Edison Harizajt 

Në Vlorë, Harizaj njihet gjerësisht si person i rrezikshëm, ndërsa dyshohet si përgjegjësi për ekzekutimin e bujshëm mafioz të gjyqtarit Skerdilajd Ikonomi në vitin 2011 në Vlorë dhe zhdukjen e të riut Albano Xhaferit në këtë qytet.

(Skerdilajd Konomi) 

Harizaj ka qenë dënuar në vitin 2000 për një vrasje të ndodhur në vitin 1999, por më pas ka lënë burgun vetëm pas 10 vitesh vuajtje dënimi, pra në 2010-tën.

Harizaj u arrestua më 7 mars 2000, pasi akuzohej dhe më pas u provua se në bashkëpunim me Skedrijald Pashajn kanë vrarë me armë zjarri më 22 Korrik 1999, Erion Ahmetin si dhe kanë plagosur rëndë shtetasit F. D dhe N. R. Edison Harizaj është dënuar me 19 vite burg, dhe më pas është liruar në rrethana të dyshimta.

Për lirimin e tij mësohet se Harizaj ka paguar nën dorë rreth 10 milionë lekë të vjetra. Për këtë akt korruptiv ka rënë në pranga asokohe Flutura Meço, 40 vjeçe me detyrë kancelare pranë gjykatës; i shoqi avokat Almir Meço; inspektoria 45-vjeçare e spitalit të Burgut, Adriana Xeba si dhe biznesmeni shkodran Edmond Kalaja.

Pas këtij episodi, në media emri i Edison Harizajt ka qarkulluar në media kur një i penduar në Vlorë, tregoi për vrasjen dhe zhdukjen e një të riu në këtë qytet.

Gazmend Merkaj, i cili është vetëdorëzuar në 1 gusht 2018 në Policinë e Fierit, vetëm pak orë pasi kishte raportuar në policinë e Vlorës së në makinën e tij BMW, ishte vendosur një sasi eksplozivi, shfaqi gadishmërinë për të treguar një krim të rëndë, siç është vrasja dhe zhdukja e të riut Albano Xhaferit në Vlorë.

Ky i penduar ka treguar se e ka ndjerë veten të kërcënuar për t’u vrarë nga anëtarët e një grupi kriminal në Vlorë, nga Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj. Sipas të penduarit Merkaj, pikërisht këta persona kanë vrarë me çekiç në makinë Albano Xhaferin dhe më pas trupin e tij e kanë zhdukur.

(Albano Xhaferi) 

Gjithmonë sipas Merkajt, një veprim i tillë është kryer për llogari të Edison Harizajt. Prokuroria e Vlorës ka arritur në konkluzionin se bazuar në veprimet e para hetimore, rezulton se Albano Xhaferi është vrarë për shkak të mosmarrëveshjeve që mund të ketë pasur brenda ose jashtë vendit me persona të tjerë dhe trupi është transportuar dhe fshehur për të bërë të pamundur zbardhjen e ngjarjes.

Sipas këtij dëshmitari, Merkaj është futur në makinë, goditur me çekiç në kokë duke ndërruar jetë dhe më pas është dërguar në garazhet në posedim të Edison Harizajt, në kompleksin “Oslo”, për llogari të këtij të fundit.

Ai ka shpjeguar se është kryer me urdhër të Edison Harizaj, për shkak se Albano Xhaferi ka pasur dijeni për autorët e tentativës së vrasjes së Ferdinant Llanaj në muajin tetor të vitit 2017.

©LAPSI.AL 



4 Comments

  1. O Lapsi po vari karin profilit te tij se nuk ishte ndonje akdemik apo profesor ne Harvard. Merruni me faktin se perse ky ishte ende i lire kur dihej se cfare kishte bere. Keni 10 shkrime per te a thua se sna ze gjumi qe u qerua nje kriminel

  2. I liruar per sjellje te mire ne vitin2010 saliu ne pushtet emri bar kafe oslos te financuar nga zeni,nga do te rrotullohesh familja berisha gjendet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *