• |
ide | kryesore

Superiore/ Laçi tmerri i Skënderbeut, i jep kryesimin Partizanit

F1, Sport



Partizani merr kryesimin e klasifikimit pas javës së 11 të Superiores, por merita është e gjitha e Laçit, që konfirmohet “macja e zezë” e Skënderbeut në këtë sezon: 4 pikë në dy ndeshje i kanë marrë kurbinasit skuadrës së Orges Shehit, si asnjë tjetër në këtë kampionat.

Migen Memelli në vetëm pesë ditë i ka dhënë dy fitore Lacit, që ngjitet tashmë në vendin e tretë me 22 pikë. Një gjysëm-mrekulli, po të mendosh se bardhezinjtë vinin nga dy humbje radhazi dhe një pankinë të hedhur në erë, atë të Mergjyshit. Megjithatë kanë rezerva për një 11 metërsh korcarët, kur rezultati ishte ende 1-0.

Shtubina dhe Gjoni i kanë dhënë suksesin Lacit dhe vendin e parë Partizanit: pikërisht kështu sepse nuk ka pritur rast tjetër skuadra e Gegës për të parakaluar Skënderbeun, pas fitores me Kastriotin. Dy gola të Bardhit kanë bërë të pavlefshëm tentativën për reagim të krutanëve me golin e Roxher.

Premio në rast fitore, në këtë rast nuk i ka dhënë Kastriotit impaktin e duhur, duke qenë se skuadra nuk mundi ta vinte në vështirësi më shumë se thjesht ngushtimi i diferencës kundërshtarin. 28 pikë për të kuqtë, dy mbi Skënderbeun, ndërsa në vendin e katërt mbërrin me shpejtësi Teuta, pas përmbysjes së rëndësishme 1-3 në Kamëz.

Durrësakët fshinë ëndërrat e Kamzës dhe Duros në vetëm 9 minuta, ku shënuan të tre golat që shkundin keq tashmë pankinën e teknikut, që ka rezerva në lidhje me episodin e 11 metërshit që hapi lojën: “Besoj se e patë këtë ndeshje. Luajtëm 11 kundër 14 në pjesën e parë dhe fituam”.

Vetëm se ndeshja është 90 minuta dhe në fund tre pikët i mori me vetë Teuta e Shëkmbit, duke lënë në pozita kritike Kamzën.

REZULTATET JAVA 11
Kamza 1 – 3 Teuta Durrës
Laçi 2 – 0 Skënderbeu Korçë
Kastrioti 1 – 2 Partizani



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *