• |
ide | kryesore

Video/ “Do ta mbroj atë shtëpi me gjak”, këngëtarit të vogël mesazh Ramës

Lajme, Të fundit



Banorët e zonës së Astirit në Tiranë kanë dalë sërish sot në ditën e 5-të të protestës së tyre duke bllokuar rrugën, pasi sipas tyre nga punimet që po bëhen për ndërtimin e “Unazës së Madhe” po u prishen shtëpitë.

Me banderolën “Zaho thuaj babit të mos na prishë shtëpinë”, protestës i janë bashkuar dhe shumë fëmijë.

Një djalë i quajtur Klevis Hyska, i cili shprehet se është këngëtar, rrëmben mikrofonin i përlotur dhe i emocionuar dhe betohet se do ta mbrojë me gjak atë shtëpi. Videon mund ta shihni këtu.

“Unë jam Klevis Hyska, këngëtar, disa me njihini. Dua ti bëj thirrje zotit kryeministër Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Deri dje, unë për z. Erion Veliaj dhe z. kryeministrin nuk mbahet mend sesa koncerte kam kënduar, sa koncerte, kam lodhur zërin tim për të gjithë ato koka të mëdhaja shteti. Dhe ato të ma shpërblejnë ashtu! Kurrë! Poshtë! Poshtë! Do ta mbroj me gjak atë shtëpi, prindërit e mi e kanë bërë me djersë. Nuk janë lekë droge, janë lekë djerse. Poshtë oligarkët, poshtë hajdutët.”-u shpreh djali i emocionuar.



3 Comments

  1. Kam qene ne moshen e ketij kur u nderrua sistemi. Sot jam te 40-at. Ky paska marre pjese ne fushate??? Njerez me bisht jemi akoma, ky edhe vuan por eshte edhe i turpshem

  2. ju kom thone qe ruju nga MORRI, HORRI, KARRI, E KATUNARRI se po tvune poshte nuk bon hajer gjith jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *