• |
ide | kryesore

Video/ Gjesti provokativ i Mourinho për tifozët e Juventus: portugezi jep arsyen…

Sport, Video



Për pak rrzikoi të degjenronte situata në fund të ndeshjes së Champions mes Juventus dhe Manchester United. Pas përmbysjes së rezultatit në minutat e fundit, ish-trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka bërë një gjest provokativ ndaj tifozëve bardhezinj.

Me dorën tek veshi, sikur nuk i ndjente zhurmat e publikut në Torino, portugezi u konfrontua nga futbollistët e Juventusit, Bonucci, Dybala e Bentancur: “U fyeva për 90 minuta. Erdha këtu, bëra punën time, asgjë tjetër”, tha Special One për Sky Sport italia.

“Nuk e fyeva askënd deri në fund, bëra vetëm një gjest që dëshiroja të dëgjoja më shumë brohoritma. Nuk është dashur ta bëj, me kokë të ftohtë nuk është dashur ta bëj, por pasi fyen familjen time, përfshirë edhe familjen e Interit, reagova kështu”.

Edhe në ndeshjen e parë Mourinho i provokoi tifozët e Juves duke ngritur tre gishta, duke kujtuar kështu vitin kur ai me Interin fitoi tripletën.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/11/IlBJBMtKuZYi56Kjj8N6_07_8a2ac6242e0f8d98cd9078bed0bc5cea_video_360p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *