• |
ide | kryesore

Video/ Goleadë e City, Jesus merr topin në shtëpi

Sport, Video



Manchester City e ka kthyer në një goleadë ndeshjen me Shakhtar Donetsk, në Champions League. Anglezët janë padronë të fushës dhe shënojnë dy gola të tjerë në harkun e 12 minutave. Një tjetër 11 metërsh i ka dhënë mundësinë Gabriel Jesus të shënojë dygolëshin personal. Braziliani ka realizuar golin e katërt për Citizens në minutën e 72.

Nuk ndalet aty skuadra e Guardiolës që shënon edhe golin e pestë në minutën e 84. Këtë herë është Mahrez që ka realizuar golin që vulosi rezultatin në Etihad.

Ka akoma kohë edhe për golin e gjashtë të anglezëve dhe të tretin personal për Gabriel Jesus. Braziliani shënon golin e tij të parë me aksion në këtë ndeshje dhe merr topin në shtëpi…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *