• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kush është ish-polici me nofkën “Santiago” i përfshirë në vrasjen e ish-Bllokut

Lajme, Të fundit



Report Tv ka publikuar mbrëmjen e së martës pamjet e asaj që ndodhi në 4 tetor në zemër zonës së ish-Bllokut në Tiranë ku nga një përplasje me armë, një person u vra ndërsa mbetën të plagosur 2 të tjerë. Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno tha se personi që shihet të hyjë në lokal me kapele është një ish-polic me nofkën “Santiago”. Sipas informacioneve të tij përplasja me armë nuk ka ndodhur për shkak të Elvana Gjatës, por për një borxh mes dy grupeve.

“Shohim gjithë këto pamje dhe gjithë këta persona. Ata që kanë hyrë me Ervis Martinajn, ai i ka thirrur përmes aplikacionit Telegram. “Santiago” është personi që ka hyrë me kapele, ish-polic. Këta komponentë nuk luftohen me policë me uniformë por me polici kriminale. Kjo nuk luftohet me Ardi Veliun që del për qejfin e tij në bllok. I ka thirrur Martinaj dhe ka shkuar. Elvana Gjata, unë nuk besoj se kishte lidhje me atë që ndodhi. Pra gjithë influenca për mua mendoj se është për punë borxhi. Grupet kriminale ka agravuar situata dhe jemi më pas në këtë ngjarje konkrete” – tha gazetari. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Ky eshte i dashuri i gruas se Profesor ( keshtu e therrasin mes tyre keta )Tan Dajtit, dmth zytar, se per t’ja pallu ja pallon avokati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *