• |
ide | kryesore

VIDEO/ “Mos u q* nëse nuk ka libra”, Kumbaro flet pas bujës: Nuk e mendova gjatë, por…

Lajme, Të fundit



Mesazhi i Mirela Kumbaros në rrjetet sociale, ku bënte thirrje për të mos bërë seks me ata që nuk lexojnë u bë viral në rrjetet sociale. Shumë komentues vlerësuan si të papërshtatshëm fjalorin e përdorur nga ministrja që megjithëse në anglisht, ishte e drejtpërdrejtë në terma.

“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që nuk ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”, shkruhej në statusin e Kumbaros në Tëitter.

Pas komenteve të shumta që shpërthyen në të gjitha mediat, Kumbaro reagoi duke thënë se ishte vetëm një citim i John ëaters.

E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Kumbaro sqaroi se statusi nuk ishte një veprim i paramenduar. Gjatë emisionit ministrja shtoi se mesazhi i statusit të saj ishte që të gjitha ngjarjet jetësore duhet të kenë kriter edhe librin. Për videon klikoni këtu.

Rudina Magjistari: Keni qenë në qendër të vëmendjes këto ditë…

Mirela Kumbaro: Jo unë, libri.

Rudina Magjistari: Është e vërtetë, duket se ia arriti qëllimit statusi dhe po të shikosh duket që të gjithë flasin për librin. Secili në mënyrën dhe këndvështrimin e vet, por tema që i bashkon të gjithë është libri.

Mirela Kumbaro: Në fakt kjo është e rëndësishme. Pavarsisht se nuk ishte aspak e qëllimshme nga ana ime. Ne kemi 5 vjet që ndërtojmë programe për librin, bëjmë fushata leximi sepse e konsiderojmë shumë të rëndësishme për të rinjtë, por edhe për shoqërinë. Libri është ushqim për emancipim dhe mirëqenie. Ndërkohë që ajo që ju e quajtët status ishte vetëm një ritëitt i një shkrimi të postuar më parë nga një koleg. Në fakt nuk ishte veprim i paramenduar kaq gjatë dhe kjo është ajo që ka bërë më shumë debat duke e kthyer në veprimtari qëndrore.

Nuk është kjo veprimtaria qëndrore. Ministria e Kulturës ka ndërtuar programe dhe kemi katër shtylla kryesore që janë fondi për përkthimin letrar, fondi për krijimtarinë origjinale shqiptare, fondi për përkthimin e lëtërsisë në gjuhë të huaj për ta promovuar atë, fondi i bibliotekave dhe fushatat e leximit. Ndonëse ne kemi 4 vite që ne punojmë për këtë, është hera e parë që ju më thërrisni për një gjë të tillë. Të bashkohemi të gjithë dhe ta bëjmë librin një objekt të jetës së përditshme.

Rudina Magjistari: Duket se ky status ngacmoi për të sjellë edhe njëherë në vëmendje këtë temë të rëndësishme.

Mirela Kumbaro: Ky ishte një moment episodik ku unë thjeshtë bëra ritëeet statusin e një kolegu në të cilin prezantohej një shkrim i një kineasti amerikan John ëaters. Përkthimi i gabuar nuk është përkthim fjalësh, nuk përkthejnë fjalë, përkthejnë mesazhe. Dhe mesazhi ishte që të gjitha ngjarjet jetësore duhet të kenë kriter edhe librin. Kur ne zgjedhim atë që është ndër ngjarjet më të mëdha në jetë, por edhe kënaqësitë po ashtu është mirë që të shikojmë nëse ky njeri lexon libra apo jo. Këtë nuk është se nuk e kemi thënë, por kur John ëaters e tha i bëri të gjithë të flasin. Të qenit i rrethuar nga librat vetëm na e bën jetën më të mirë dhe më të lehtë. Rrit cilësinë e jetesës si në atë individuale edhe në çift.



4 Comments

  1. Meqe po flasim per ngjarje jetesore, sepse keshtu e pershkruan shoqja ministreshe, besoj duhet ta dije qe edhe q..irja eshte ngjarje jetesore, pra nuk ja ka fut kot por plot. I vetmi ngerc eshte qe ……. keta mundohen te te bejne edhe injorant me qelbesirllekun qe i ka mberthyer…….. . Ti thote dikush kesaj te mos dale me e te mundohet te sqaroje se edhe gamori e ka more vesh, pra me mire te rrije urte e te cmallet me shoqet e partise se atij mullarit era fillon ti vije kur e ngacmon………..

  2. Pse e doni shumë librin e bëtë “ujë ” dy herë duke përmbytur Bibliotekën Kombëtare, që tani e keni mbyllur për ta vjedhur duke lënë të virgjër,(siç të ishte përgjigjur një komentues), edhe ata që janë lexues të rregullt, lene më ata që nuk duan të ja dinë për librin, dhe e tillë është dhe kjo ministre qelbësirë.

  3. Me , dhe pa libera kjo ia ka bere huzmetin, prandaj e kujtoi me librin kesaj rradhe, heren tjeter me filmin, kjoeshte jeta e ketyre aventuriereve qe te prishin moralin e kodet e maredhenijeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *