• |
ide | kryesore

VIDEO/ Trump sherr me gazetarin e CNN: Ju jeni armiku i popullit!

Lajme, Të fundit



Gazetari i CNN, Jim Acosta pati një përplasje të fortë me presidentin amerikan Donald Trump që si shkak pati çështjen e emigracionit. Acosta ka shpesh në qendër të sulmeve të Trump pasi ai është gazetari që mbulon Shtëpinë e Bardhë dhe për këtë shkak është përplasur shpesh me Trump.

Këtë herë ai e pyeti presidentin mbi sulmet që i janë bërë në media pasi e dejonizoi emigracionin duke e quajtur “një pushtim”. Kur njëra nga vajzat e stafit të Shtëpisë së Bardhë shkoi t’i merrte mikrofonin gazetarit, ai nuk e lejoi dhe për këtë Trump e quajti një “njeri të tmerrshëm”.

PERPLASJA

Acosta: A mendoni që e keni demonizuar emigracionin për të mbajtur…

Trump: Jo. Nuk dua që ata të hyjnë në vend. Dua që të hyjnë legalisht. Nëpërmjet një procesi. Dua që të ketë një proces. Dua që njerëzit të hyjnë. Ne kemi nevojë për njerëz. Prit, prit! E di pse kemi nevojë për njerëz? Sepse kemi qindra kompani që vijnë. Kemi nevojë për njerëz.

Acosta: Fushata juaj elektorale kishte një reklamë që tregonte emigrantët të kacavirreshin nëpër mure…

Trump: Është e vërtetë. Nuk ishin aktorë. Është e vërtetë. Mendon se ishin aktorë? Nuk vijnë nga Hollivud. Ishin njerëz realë, ishte diçka reale sepse ndodhi pak ditë më parë…

Acosta: Janë qindra kilometra në distancë. Ky nuk është një pushtim.

Trump: Sinqerisht mendoj se ti duhet të më lesh mua që ta drejtoj vendin. Ti drejto CNN. Nëse unë do ta bëj mirë edhe vlerësimet e tua do të jenë më të larta.

Acosta: Mundem që t’ju bëj një pyetje tjetër?

Trump: Është mjaftueshëm.

Acosta: Njerëzit e tjerë kanë kërkuar, më falni zonjë…

(Një grua tenton që ti marrë nga dora mikrofonin)

Trump: Mjafton!

Acosta: Nëse mund t’ju pyes për hetimet mbi çështjen ruse. Jeni i shqetësuar se mund të keni…

Trump: Nuk jam fare i shqetësuar mbi hetimet ruse sepse është një budallallëk. Tani ishte mjaft. Ule mikrofonin.

Acosta: Zoti President.

Trump: Të të them diçka. CNN duhet të turpërohet që të ka lëlë të punosh për ta. Jeni një person i paedukatë dhe i tmerrshëm. Ti nuk duhet të punoje për CNN. Mjaft tani! Jeni një njeri shumë i pasjellshëm në mënyrën se si e trajtove Sarah Huckabee Sanders. Ishte e tmerrshme. Mënyra se si i trajton të tjerët është e tmerrshme. Nuk duhet t’i trajtosh njerzëit në këtë mënyrë.

Trump fton një tjetër gazetar të pyesë, Peter Alexander

Alexander: Po e mbroj Jim sepse kam udhëtuar me të dhe e kam parë sa fort punon…

Trump: Edhe unë nuk jam një fans i yti… me thënë të vërtetën. Nuk je ti më i miri. (i drejtohet Acostës së CNN) Ulu të lutem. Kur transmeton lajme false – jo. Nëse transmeton lajme flase, gjë që CNN e kë bërë shumë herë, je armik i popullit.

Gjatë konferencës për shtyp Trump u përplas edhe me një gazetare me ngjyrë, Yamiche Alcindor që raporton për “PBS NewsHour” të cilës i tha se pyetja e saj ishte raciste.

Gazetarja: Disa thonë se partia Republikane mbështet nacionalistët e bardhë.

Trump: Nuk e besoj.

Gazetarja: Çfarë keni bërë për këtë?

Trump: Unë thjesht… nuk e di. Pse atëherë kam mbështetjen më të madhe të afro-amerikanët? Pse më kanë votuar pothuajse më shumë afro-amerikanë? Pse kam mbështetjen më të madhe në publik? Kjo është një pyetje raciste. Sinqerisht. E di se çfarë do të shkruash për këtë, por kjo është një pyetje raciste. ©përgatiti LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *