• |
ide | kryesore

Zgjedhjet amerikane/ Rrënjosja e trampizmit

1, 2, Ide

Demokracia “vdes në errësirë”. Kjo është deviza që gazeta Washington Post mbant të shkruar poshtë titullit të saj, që nga koha kur Donalld Trump u zgjodh president në 8  nëntor 2016. Mësimi i parë që mund të nxirret nga zgjedhjet e mesmandatit, të organizura të martën në SHBA, është se demokracia po refuzon të shuhet.

Rezultatet e para të së mërkurës flasin për një pjesmarrje rekord për zgjedhje të kësaj natyre. Sipas një sondazhi të New York Times, 114 milionë votues kanë shprehur mendimin e tyre kundrejt 83 miljonë në 2014. Kjo është një shenjë e qartë e një mobilizimi jo të zakionshëm në një klimë politike shumë të polarizuar, por është gjithashtu edhe shprehje besimi në demokracinë përfaqësuese, pavarësisht akteve të dhunës që shenjuan fushatën.

Mësimi i dytë i këtyre «midterms» eshtë theksimi i hendekut të madh që ndan shoqërinë amerikane. Nga njëra anë demokratët kanë rifituar Dhomën e përfaqësuesve (parlementin tek ne- Lapsi.al) me 27 vende të reja, ndërsa nga ana tjetër, republiknët e Trumpit kanë forcuar shumicën në senat, çka nuk përbën ndonjë çudi për Capitol Hill-in.

Gjeneratë e re të zgjedhurish

Secili nga dy kampet ka fituar pikë. Demiokratët kanë marrë hak për humbjen e Hyllari Clinton, e mundur në 2016 nga Donald Trump, ndërkohë që ajo fitoi votën popullore. Ata po shohin të lindë një gjeneratë e re të zgjedhurish, ku shkëlqejnë gratë dhe një numër përfaqësuesish të minoriteteve, por ata nuk arritën dot të shkaktonin fortunën që shpresonin kundërshtarët më optimistë të Trump.

Donald Trump ka humbur pra shumicën në Dhomën e përfaqësuesve, njësoi si ç’i ndodhi paraardhësve të tij, Bill Clinton dhe Barack Obama, dy vjet pas zgjedhjeve, duke dëshmuar edhe njëherë se ai nuk ka shumicën e votave popullore (pasi senati ripërtërinte vetëm 1/3 e tij).

Por duke u angazhuar fuqimisht në fushatë, në të cilën ai mbajti plot 37 mitingje në të gjithë vendin, ai arriti t’i zvogëlojë përmasat e disfatës. Dhe më së fundi, ai po trashëgon në duart e veta një parti rrënjësisht të “trumpizuar”. E madhja “Old Party” ka ndryshuar shumë.

Përfaqësuesit tradicionalë, internacionalistë dhe pro emigracionit janë eklipsuar. Senatori John McCain vdiq këtë verë, ndërsa disa figura klasike republikane nuk u kandiduan fare në këto zgjedhje. Ata që arritën ta rifitojnë karrigen e tyre si, Ted Cruz, i rizgjedhur senator në Teksas, arritën ta bëjnë këtë duke përqafuar idetë zjarrëvënëse të Trump-it, që po përgatitet për rikandidimin e tij në 2020. Ajo që mund të thuhet me siguri është se “trumpizmi” po rrënjoset në debatin politik amerikan.

Strategjia e ndarjes

Kjo natyrisht nuk do të thotë se ai do ta ketë të lehtë dy vitet e ardhshme. Kongresi i ri do t’ia bëjë jetën të vështirë.

«Duhen rindërtuar kundërpushtetet», ka paralajmëruar këtë të mërkurë në mëngjes Nancy Pelosi, teksa shpallte fitoren e demokratëve. Loja e njohur checks and balances, që përbën teorikisht forcën e demokracisë amerikane do të kalojnë në sitë të gjitha nismat e ndërrmara nga administrata e Trump.

Të zgjedhurit e rinj demokratë do të kenë mundësinë të investigojnë edhe për të shkuarën e presidentit aktual dhe në mënyrë më preçise për fshehje e taksave për të cilën ai gjithmonë ka refuzuar të japë shpjegime.

Ata do të jenë po ashtu vigjilentë për hetimin që po zhvillon prokurori special Robert Mueller, lidhur me akuzat për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale 2016 dhe që e shqetësojnë Trumpin në perspektivën e rikandidimit të tij të ardhshëm.

Një ndarje e ekulibruar e pushteteve zakonisht është e mirë për demokracinë. Por për këtë ka një kusht: që të dy kampet të punojnë së bashku. Ndonëse duke para tonet e fort që përdori gjatë fushatës presidenti Trump, askush nuk vë dot bast se kjo do të ndodhë.

Logjikisht, strategjia e ndarjes do të vazhdojë të shenjojë jetën politike në ShBA. Por ajo riskon të jetë më e tendosur dhe më e rrezikshme.

Editorial i të përditshme franceze le Monde/ Përktheu Lapsi.al

4 Comments

  1. Kush e ka përkthyer fjalë për fjalë këtë artikull?! Cila është politika “zjarrëvënëse” e Trump? Përse duhet marrë një artikull nga Le Monde (shkruar nga kushedi kush) dhe të paraqitet si e vërteta e zgjedhjeve, ndërkohë që ky artikull është fund e krye trillim dhe meskinitet gazetaresk?

  2. Me siguri sorristet qe mendojne njesoj si te gjithe halete gjoja liberale ….
    ..
    Nuk e dine ca eshte liria remdi detyea ndershmeria… iu pelqejne frytet e lirise se fituar nga njerez si trump por jo trumpi sepse si iu tregon haleve gjoja demokrate apo liberale se vlejne me pak se hici!!!!
    Ky eshte rreziku qe i ben halete te sulmojne trumpin dhe ate qe perfaqeson. Idiote ne thelb por jetike per halete!

  3. Media të majta europiane si Le Monde, dhanë dje lajmin fake news se presidenti Donald Trump, nuk shkoi për të nderuar ushtarët amerikanë të rënë në Luftën e parë botërore në Francë.
    Doli se lajmi ishte i gënjeshtër.
    Fjala ishte për një varrezë të vogël larg Parisit, ku për arsye të pamundësisë së fluturimit të helikopterit nga koha e keqe, ky fluturim u anullua.
    Trump mori pjesë ne ceremoninë e zhvilluar në varrezat qëndrore të ushtarëve që humbën jetën në Luftën e parë botërore..
    Nxitur nga të tilla lajme fake news, dy femra franceze kishin përzgjedhur që të “protestojnë” lakuriq në mes të rrugës kundër “armikut” Trump ??????
    Televizionet e të gjithë botës dhanë pamje nga takimet e çifteve presidenciale amerikane e franceze.
    Duke ju larguar interpretimeve politike, cilido që i pa të dy çiftet, nuk besoj të mos ketë vënë re një kontrast të madh. Në njerën anë çifti presidencial amerikan, me një paraqitje imponuese e nga ana tjetër çifti presidencial francez, ku një djalë i ri simpatik (presidenti Macron), shihet në krah të “gruas” së tij, që në moshë e në pamje dukej as edhe si nëna por si gjyshja e tij.
    Lexova në një koment, që me hipokrizi i cilësonte të dy gratë e presidentëve njëlloj simpatike e elegante.
    Mund të duket kjo që po shkruaj si një vogëlsi e keqdashje, por dreqi e mori, përse akoma në shekullin 21, duhet ti imponohet turmave që të vlerësojne “robat e bukura” të një mbreti që ka dalë lakuriq ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu