• |
ide | kryesore

A do ta votojë Vitore Tushen si kryetare të KLSH-së? Rama flet për propozimin e Metës

Lajme, Të fundit



“Vitore Tusha gëzon të gjithë respektin tim”. Me këto fjalë e nisi kryeministri Edi Rama përgjigjen e pyetjes nëse do të votojë anëtaren e Gjykatës Kushtetuese për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit, një propozim i presidentit Ilir Meta.

“Ajo është një zonjë që ka qenë për vite të tëra në këtë detyrë. Ajo gëzon respekt sepse ka kaluar Vetingun. Unë nuk di historitë e të kaluarës me Nanon, por di që ne do të diskutojmë një fakt tjetër. Emërimi zonjës si kryetare e Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të vërë në pikëpyetje reformën në drejtësi.

Kjo ka dalë e pastër nga Vetingu dhe mund të jetë potencial për KED. Ky është një diskutim për tu bërë. Si kandidaturë nuk mund të thuash se është e dyshimtë. Edhe pse në KLSH ka pasur në detyrë një ekonomist dhe kjo nuk e ka këtë eksperiencë.

Ne sot e kemi kreun e KLSH dhe largimi saj nga Gjykata Kushtetuese mund ta rrezikojë reformën në drejtësi. Nëse nuk sakrifikohet reforma në drejtësi e ka mbështetjen time. Nuk besoj se presidenti e ka propozuar për të dëmtuar reformën në drejtësi” – tha Rama në Vizion+. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Pergjigje diplomatike,por ajo nuk do votohet,reforma ne drejtesi prioritare ajo mbeshtetet nga amerika,meta te gjej nje kandidature tjeter me formim ekonomik,likja eshte I vogel per te bere si bir kurve

  2. Institucioni i KLSH (Kontrolli i lartë i shtetit), veçanërisht në kushtet kur Shqipëria është në proçesin e dyshimtë e kohëzgjatur të reformës në drejtësi, që ka shkatëruar institucionet e larta të drejtësisë, e kur kemi një kryeprokurore të emëruar nga kryeministri e gjqtarët janë vënë në presionin e Vetingut, është i vetmi institucion që mund të kontrollojë të gjitha hallkat e shtetit për abuzimet financiare.
    Prandaj në këtë institucion duhet të zgjidhet si drejtues, një person me konsensusin e të gjitha partive politike, pasi në një shtet demokratik pluralist, pushteti qeveritar nuk mund të jetë vetëm i një krahu politik apo i një partie, sepse me rotacion si rezultat i zgjedhjeve, qeveritë ndryshojnë.
    Kur tashmë kryeministri Rama i ka kapur pothuajse të gjitha institucionet e pamvarura të shtetit, nëse do të realizojë edhe kapjen e drejtuesit të Kontrollit të lartë të shtetit, ai do të shndërohet si poseduesi i vetëm i “tepsisë” së pushtetit, pra në një diktator.

  3. Kur saliu ne pushtet klsh e drejtonte ish deputeti i pd b leskaj dhe ti more skifter nuk e quaje saliun diktator,per 28 vjet asnjehere ps nuk e ka drejtuar klsh

  4. Po’ cuditem
    Si jugoret po’ Lene lesht
    Per te vene verioret ne
    Krye te institucioneve me
    Te rendesishme.
    Si duket jugoret vete skane b.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *