• |
ide | kryesore

Atentati në Durrës/ Tre pistat ku po hetohet për eleminimin e ‘Edi faqedjegurit’

Lajme, Të fundit

Prokuroria për Krimet e Rënda ka nisur hetimet për atentatin mafioz të dy ditëve më parë në Durrës. Pista kryesore e hetimit është hakmarrja për shkak të veprimtarisë së kriminale dhe konflikteve në të kaluarën mes bandave. Nga njëra anë është Edmond Harizaj, ndërsa nuk dihet ende pala e tij kundërshtare.

Grupi hetimor ka rihapur dosjet e vjetra për një seri ngjarjesh që fillojnë prej vitit 1999, në të cilat 39-vjeçari rezulton i përfshirë brenda apo jashtë Shqipërisë. Rreth 20 vjet më parë një prej tre vëllezërve të familjes Veseli i vrau njërin dajo dhe i plagosi një tjetër për një konflikt që nisi për shkak të një gërvishtje makine.

Kjo ngjarje pasoi me një seri ekzekutimesh nga të dyja familjet ndërsa nga tre vëllezërit Veseli, aktualisht jeton vetëm njëri, i cili aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë. Edmond Harizaj më pas është dyshuar edhe si urdhërues i ekzekutimit të gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Në një vendim të Gjykatës së Apelit të Vlorës, Harizaj përmendet nga një dëshmitar dhe si “personi që kishte urdhëruar” rrëmbimin në verë të Albano Xhaferrit.

Sipas dëshmisë së dhënë në vendim, Harizaj ishte urdhërues për zhdukjen Albano Xhaferrit në qershor të këtij viti, vetëm një muaj pasi ishte kthyer nga Belgjika. Rrëmbimi dyshohet të jetë bërë pasi Xhaferri dyshohej si një prej personave të përfshirë në atentatin e ndodhur më 1 Tetor 2017 ku mbeti I plagosur Ferdinad Llanaj. Si pistë hetimi është gjithashtu edhe ajo e ekzekutimit “për influecë” në botën e grupeve kriminale. Edison Harizaj që njihej me nofkën ‘Edi faqedjeguri’, kishte miqësi të ngushtë edhe me Emiljano Shullazin.

©LAPSI.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu