• |
ide | kryesore

Berisha: Sot u përdhos territori shqiptar, e turpshme heshtja në Tiranë dhe Athinë

Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar ashpër reagimin dhe sjelljen e nacionalistëve grekë ditën e enjte në Bularat, ku gjatë varrimit të Kostandinos Kaçifas u bënë thirrje antishqiptare. Në reagimin e tij Berisha shkruan se ekstremistë të tërbuar përdhosën territorin shqiptar duke e cilësuar të turpshëm mungesën e reagimit zyrtar të dy qeverive asaj greke dhe asaj shqiptare.

“Grupe ekstremistësh grek, raciste primitiv antishqiptare përdhosën territorin e Republikës së Shqipërisë. Ata varrosën me parulla luftënxitëse, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kaçifas, i cili u vra në një përpjekje të armatosur me policinë shqiptare.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin primitiv të shfrytëzimit të një procesioni mortor nga ekstremistë, fanatike për qëllime raciste dhe antishqiptare. Dënoj heshtjen para këtij akti përdhosës të territorit shqiptar të autoriteteve zyrtare të Athinës dhe Tiranës, të cilat me qëndrimet e tyre të papërgjegjshme dhe histerike nxitën këtë akt të shëmtuar, ndërkombetarisht të dënueshëm dhe që sot heshtin për turpin e tyre” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al

1 Comment

  1. Doli gorilla kur e vrau grekun policia ky idiot tha qe policia nuk veproi mire,sot thot u neper kemb teritori shqiptar,kurse per mediat qe financon nuk flet fare qe I bene jehone varrimit te grekut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu