• |
ide | kryesore

FOTO/ Kush është Babis Karathanos, ekstremisti grek i arrestuar sot në Bularat

Lajme, Të fundit



Babis-Harallambos Karathanos është ekstremisti grek i arrestuar sot në Bularat, pasi organizoi një turmë të ardhur nga Greqia me autobusë për në ceremoninë e Konstandinos Kaçifas, të bllokonte për rreth 10 minuta, aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, duke shkaktuar kaos dhe trafik. Në pranga janë vënë edhe tre persona të tjerë, bashkëpunëtorë të Karathanos.

Në fshatin Bularat të Gjirokastrës ditën e sotme në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të ekstremistit Kaçifas ishin të pranishëm mbi 1500 nacionalistë grekë, mes tyre edhe Babis-Harallambos Karathanos.

“Report Tv” siguroi pamjet kur Karathanos është në krye të kortezhit, por edhe në kishë. Ai ka kryesur turmën edhe në fund të ceremonisë për të paralizuar qarkullimin e automjeteve nga Gjirokastra në drejtim të pikës kufitare të Kakavijës dhe anasjelltas. Por kush është Babis-Harallambos Karathanos?

Emri i Babis-Harallambos Karathanos është i lidhur me një ngjarje tragjike në jug të vendit. Në prill 1994 sulmohet në mesnatë posta policore kufitare në Gjirokastër dhe për pasojë vriten dy ushtarakë shqiptarë, një oficer dhe një pjesëtar i FA i cili u ekzekutua në vendroje. Karathanos arrestohet një vit më pas në Greqi, pasi akuzohej nga autoritetet shqiptare si njeriu që hyri në territorin shqiptar bashkë me një grup të armatosur prej shtatë personash të cilët kryen masakrën.

Mes të arrestuarve ishte edhe Fredi Beleri, një personazh i njohur në Himarë, kandidat edhe për kryetar bashkie. Por të gjithë të arrestuarit u liruan dhe sot e kësaj dite masakra e Peshkëpisë nuk ka autorë pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Karathanos njihet edhe si bashkëpunëtor i afërt me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule. Të dy ata janë fotografuar në disa aktivitete të OMONIA-s dhe PBDNJ-së në Greqi me karakter kryesisht antishqiptar dhe me thelb të ashtuquajturin Vorio-Epir. Aktivitete politike Karathanos ka zhvilluar edhe në Shqipëri përkrah Vangjel Dules apo dhe Vasil Bollanos.

Harallambos ka lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli. Babis-Harallambos Karathanos nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA – (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).

Babis-Harallambos Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS. Babis-Harallambos Karathanos ka shkaktuar tensione edhe në Himarë disa vite më parë, duke e cilësuar edhe këtë zonë si minoritare në funksion të tezës së Vorio-Epirit. /Report TV/

5be48007c0419harallambos vangjel dule1 5be47fe09bc8ababaios

1541701933_harallambosvangjeldule



7 Comments

  1. Po a ka bythe Rama ta denoje? Kete qe ka bere vetem dje e perfshijne shume ligvje te renda dhe han mbi 15 vjet burg. Le ta shohim “shtetin” e Rames…

  2. Po ky mut muti ben te fortin vetem me njerzit fukarenj te vendit tij duke i burgosur ,duke ju prishur shtepite ,duke ju vene debi abuzive per te paguar ne drita ne uje ,pa me te huajt eshte lidhur bythe dhe breke qe nga Vucicet ,dhe Greket sebashku me -Ditzi Bushatet.

  3. Ishte rasti këtu të përmendej fakti se Berisha si president në ate kohë, pikërisht nga qendrimi i tij i vendosur për ti ndëshkuar terroristë grekë të llojit të këtij Harallambos Karathanos, nën ndikimin e shefit të atëhershëm të FBI së SHBA, Georg Tenet, një nacionalisti me origjinë greke, pati përplasje edhe me qeverinë e SHBA që ngulte këmbë për lirimin e këtyre .

  4. Problemi ne shqiperi ka qene se mbas 90″ shteti u shkaterrua, fuqine ne dore e moren hajdutet, mafjoxet dhe fqijet tane qe nuk u intereson te kete shtet shqiptaresh.
    Parlamenti shqiptare (te gjithe bashke) duhet te mblidhen dhe te krijojne shtet qe mbron dijitetin e shqiperise dhe te qenjes shqiptare.
    Turp per ju qe thoni, “he asgje spo ben Rama” !
    Kush eshte Rama vetem ? 1 krueminister eshte, thjeshte drejtues/pergjegjes i shtetit, por nuk eshte vetem ai qe perben dhe mbron shqiperine..
    Ju kelyshat e Saliut nuk shikoni interesat si popull (bashke per nje qellim) dhe si shtet shqiptar, Ju hajdute dhe analfabete me “diplloma fallso” ngelet tere jeten… yyy parazite, mblidhni mendjen..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *