• |
ide | kryesore

Juventus nuk e bën dramë – Ronaldo: “United nuk bëri asgjë për të fituar”

Sport, Video



Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë në Champions League me fanellën e Juventus kundër Manchester United, por ka ndjerë edhe shijen e humbjes së parë që kur ka mbërritur në Torino. CR7 ka kryer një mrekulli në goditjen fluturimthi, në sugjerimin e Bonuccit, që nuk I la asnjë shans reagimi De Geas. Por në minutat e fundit anglezët përmbysën një Juventus dorëlëshuar, me Mata dhe autogolin e Alex Sandro: “Champions është speciale, nuk mund të relaksohesh kurrë, mund të ndodhë cdo gjë – shpjegoi -. Dominuam ndeshjen, kishim raste për ta mbyllur pafund. Manchester nuk bëri asgjë për ta merituar fitoren, ishte një dhuratë nga ana jonë. Jam i sigurtë se do të kualifikohemi si të parë”.

Humbja e parë sezonale nuk e ka demoralizuar teknikun e bardhezinjve, Massimiliano Allegri, që e merr situatën me filozofi: “Të vjen keq sepse skuadra bëri një ndeshje të mirë, duhet të përmirësohemi në fazën realizuese – tha Allegri – por futbolli është kështu, nuk mund të fitosh gjithnjë dhe këtë herë humbëm ndeshjen më pak të rëndësishme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *