• |
ide | kryesore

Të dhjerë, por tolerantë përballë vorio epiriotëve

2, Arkiva, Ide



Le të imagjinojmë për një moment sikur ajo që ngjau sot në Bularat të kishte ndodhur në një qytet sado periferik grek.

Le ta shfrenojmë fantazinë për një çast, sikur një grupim shqiptarësh të thërriste aty, se Janina n’a përket ne dhe se Aleksandri i madh është simboli i Republikës së “Maqedonësë së Veriut”.

Le të shkojmë më tej dhe të përfytyrojnë një çetë ekstremistësh veshur kuq e zi që bërtasin rrugëve të Prevezës se gjaku i thërret të djegin grekët.

Asnjëri prej nesh, as në fantazitë e veta më marroke, nuk do të kishte fluturuar kaq larg.

Por fatkeqësisht, ky përshkrim nuk është një fantazi.

Të gjitha kanë ndodhur, por në sens të kundërt.

Përgjatë mesditës së kësaj të enjteje disa televizione informativë transmetuan Live manifestimin e Dropullit, ku po i jepej lamtumira e fundit minoritarit grek Kostandin Kacifas të vrarë pak ditë më parë nga policia shqiptare.

Dhe prej andej, me dhjetra mijëra qytetarë shqiptarë kanë ndjekur në kohë reale thirrjet se Vorio -Epiri është grek, se Maqedonia po ashtu, se shqiptarët duhen djegur, se duhet përdorur zjarr kundër qenëve,etj (lexo dhe shiko videot poshtë)

Varrimi i Kaçifas/ Shikoni çfarë ndodhi në jug të Shqipërisë

E pra kjo gjë, që në shtetin tonë fqinjë as nuk do të imagjinohej, u zhvillua normalisht, ditën për diell, në teritorin shqiptar.

Askush nuk u mundua as t’i paraprijë, as t’a ndalojë, dhe as të reagojë më pas.

Po pse? Cili është shpjegimi?

E di se shumëkush do të nxitojë të ekzaltojë tolerancën proverbiale të shqiptarëve.

Jam i bindur se të tjerë do të shprehin krenarinë se ne kemi mundur ti margjinalizojmë në shoqërinë tonë nacionalistët e çmendur më të njëjtin profil si të Agimit të Artë.

Por, thellë thellë, kam frikë se kjo nuk është as çështje tolerance dhe as problem emancipimi. Përpara se të shihet si e tillë, ajo duhet trajtuar si zbythja e një shteti të reckosur dhe si një mungesë ulërtitëse dinjiteti.

Nëse një ngjarje si ajo e Bularatit do të ndodhte në Greqi, apo në çdo vend perendimor me standarte shumë më të larta demokratike se fqinji ynë, organizatorët dhe protagonistët e tij do të ndëshkoheshin rrepstësisht. Sepse thirrjet raciste, nxitja e dhunës etnike dhe vënia në pikpyetje e sovranitetit, penalizohen ngado njësoj (shiko nenet e Kodit penal Poshte).

Ndërsa në Tiranë e ndoqën me indiferencë këtë shfaqe, jo nga zemërgjerësia, por nga pafuqia.

Dhe me hidhërim duhet thënë se mirë bënë. Pasi fakqeqësisht nuk kishin rrugë tjetër.

Arsyet për këtë janë të thjeshta.

Sepse askush nuk mund të imagjinojë aplikimin perfekt të ligjit për qytetarët e huaj apo për minoritarët, kur ai zbatohet i çalë për vetë shqiptarët.

Sepse askush nuk mund të imagjinojë, një vend si ky yni, kur ashtu siç bën me skandalet shqiptare, kryeministri del e jep i pari konkluzionet (se Kostandin Kocias ishte i çekulibruar dhe nuk kishte rrugë tjetër veç ekzekutimit), pa thënë as një falë, as policia, as prokuroria dhe as gjykatat.

Kjo nuk ndodh në asnjë shtet normal demokratik, madje as aty pak më larg, tek komshinjtë tanë.

Sepse të gjithë menjëherë pyesin: Mos ka një prapavijë politike? Mos fshihet një komplot? Ç’e detyroi të parin e qeverisë të bëjë edhe hetuesin edhe gjykatësin?

Janë detaje të tilla që të shtyjnë të kuptosh se përse shtetarët shqiptarë i kalojnë “me indiferencë”, incidente si të Bularatit, pasi e dinë me mirë se kushdo, se ato shërbejnë ndërkombtarisht si një lupë për të parë problemet e brendëshme të demokracisë shqiptare.

Kështu ka ndodhur disa herë në të shkuarën. Kjo dramë përcolli edhe mandatin presidencial të Berishës, të cilit ekstremistët fqinjë i shfrytëzuan përdhosjen e demokracisë vendase, për të larë hesapet e tyre nacionaliste.

Po të shihet me vëmendje edhe eurodeputetja kontroverse qipriote, Eleni Theocharous, sapo zbarkoi në tokën tonë fjala e parë që tha, nuk kishte të bënte me ngjarjen e Kacifas, por me faktin se kryeministri shqiptar ishte i korruptuar.

Dhe ky është thelbi i problemit me shtetarët shqiptarë: ata refuzojnë të bëhen mbrojtës të dinjitetit kombëtar, nga frika se mos kjo i kthehet në boomerang.

Ky është dhe shpjegimi i thjeshtë i asaj që ndodhi sot në Bularat. Kjo tregon se pse askush nuk vuri ujin në zjarr, as për shkeljet flagrante të ligjit shqiptar dhe as për cënimin e krenarisë nacionale.

Prandaj le ti japim fund miteve të tolerancës dhe emancipimit tonë. Historia e asaj që ngjau në Dropull është një njollë turpi. Një zbythje dhe pafuqi ulëristëse.

Piruetat diplomatike/ Si e ka dredhur Rama qëndrimin në raport me Athinën

Ajo është njëkohësisht edhe parodia më diskrdituese e një terorie që po qarkullon prej disa vitesh, se më në fund Shqipëria udhëhiqet me liderë që i kanë vënë grekut kufirin tek thana. Pasi kjo nuk bëhet as me statuse në Facebook, se dikur Athina banohej nga bashkëkombasit tanë, as me postime në Instagram të fotove të vjetra të Akropolit që e shpëtuan shqiptarët.

Ky dinjitet rimëkëmbet me zbatimin e ligjeve të vendit, gjë që nuk ndodhi sot në Bularat.  

©Lapsi.al



38 Comments

    1. keta zoterinje qeveritare qe nuk jan ne gjendje te mbrojne dinjitetin kombetare drejtesinhakun ,le te na zhduken nga syt ,se keta nuk kan vend me ne ndergjegjen tone,erdhi koha qe cdo shqiptare te mbaje qendri kjo eshte qeveri minoritetesh,dhe ne si etnik po na perdhunojne grabisin te drejtat,keta duhet zhdukur nje ore e me pare se ketu fillon problemi ,keta per 27 vite me te mall sollen demin se dobin ,ketu nuk duhet lejojme me zgjellje parlamentare me kete lloj sistemi politike ligjesh dhe politikanesh,mbasi keta kan dalur nga kuptimi i perfaqsimit dhe pergjegjsive,premtimit dhe veprimit,keta po paraqiten jo si pushtetare por si puntore ne sherbim te tjereve perderi sa interesave kombetare nuk ju pergjigjen

  1. te flasin po ua mbajti bytha kurvave te politikes le te flasin po Eleni Theocharous i ben synet tek leket qe kane ne bankat qipriote. politikanet tanet jane deri ne gryke me kurvelliqe por ne emer te refugjateve justifikohen se i kane duart e lidhura . ropt grekeve dhe antishqiptareve

  2. une mendoj se toleranca qe u tregua sot ishte per te mos ven Ciprasin ne siklet para zgjedhjeve parlamentare. Se mund ti perzije qe ne Kakavije budallenjte dhe ta rrethoje Bularatin me polic por kjo do sillte ushqim per extremistet. por shpresoj qe te mos i jepen shume bonuse Ciprasit, ose te pakten te kthej dicka. Situata e sotme ne Bularat nuk ka te bej me Ramen, Rama kete situate e gjeti, dhe ka filluar qe me Nanon qe heshti kur filluan te jepen pensionet per minoritaret apo tu jepet dyshtetesia, pastaj erdhi Berisha i 2-te qe dhe Dulen sikur te kishim ven kryeminister kaq bonuse nuk do ti jepte Greqise (varrezat, kufiri detar shume i padrejte etj…).

  3. Pergezime Bushat per artikullin, dhe flm per zerin e vetem. Puna e Bularatit kam parandjenjen se eshte fillimi i dickaje me fatzeze per te ardhmen. Ne vitet qe vine jo vetem qe do te shtohet infuenca greke ne jug duke bere cdo vit peligrinazh tek varri i ketij terroristi por do te shtohen dhe ndikimet me para dhe me cdo metode tjeter nr popullsi deri sa te jete gati per finalen, dhe finalja sdo as mend as kalem eshte coptimi dhe pushtimi eventual i pashmangshem i jugut te Shqiperise. Greqise nuk i eshte vene asnjehere perpara rrealiteti qe eshte nje shtet shovinist ultra nacjonalisto-fetar rracist dhe me qellime te keqija me komshinjte sidomos me ne. Finalja eshte e kollajt per tu parashikuar, nje acarim i vogel me ndonje vegel te paguar dhe ushtria greke futet ne mbrojtje te “Grekeve” te jugut, dhe ju garantoj nje gje qe evropa do te therrase per uljen e tensjonit dhe as do e ver ujin ne zjarr per coptimin e territorit Shqiptar, por keta moterqire keta tradhetare biles jane aq te zhytur ne tradheti saqe me ndermjetesimin e “nderkombetareve” te ulen ne tryeze e te nenshkruajne mardveshje qe do te kthente teritorin tone nga Shqiperi ne toke te “diskutueshme”. Per cilindo qe mendon se Nato do te nderhy te mbroj dy vende antare njeri i forte e ne pa breke ne bythe ben gabim te rende dhe loj me fatin kombetar. Shqiperise i nevojitet pakt ushtarak me Turqine, forcim i forcave ushtarake te Shqiperise, sidomos floten detare qe e kemi ne 0 totalisht. Por keta tradhetare sdo e vene ujin ne zjarr, as do perpiqen politikisht ne evrope e neper bote per te nxjer ne pah agresjonin Grek te vazhdueshem as do pergatisin vendin per nje skenar te mundshem pushtimi, as do e cajne trapin fare. Do vjedhin sic kane bere deri me sote per sa kohe i leme ne te na rrine mbi krye.

  4. Te shkerdhefsha tolerancen. Me kete tolerance na kane shkerdhyer ketu e 200 vjet.
    Mos i lini te kthehen ne Greqi, Arrestojini ne kufij ata qe jane filmuar duke thirrur parulla antishqiptare. Futini ne burg dhe lerini ne arrest me burg deri sa te gjykohen. Sidomos ate bastardin Karathanos.
    Por ne bukur i themi por me politikanet tane tradhtare qe dine vec te vjedhin shqiptaret nuk behet gje.

  5. Nuk na vjen e keqja nga ca idiote ekstremiste greke, por nga xhamite radikale qe kan mbire si kerpudhat pas shiut ne çdo qoshe te atdheut. Hapni syte

  6. Listat e emrave qe hodhen parrulla dhe flamuj kunder rendit kushtetues te shqiperise jane ne sistemin TIMS. Autoritetet qe merren me sigurine dhe rendin kushtetues ti shpalli non grada dhe mos lejohen te hyjme me ne territorin shqipetar. Nese e bejne te arrestohen dhe denohen. Nese rezistojne me force te eleminohen

  7. Ketu behet fjale per njerez qe e shprehin me ze te larte se shqiptaret duhen djegur, ky siper thote xhamite. Ah koqe koqe!!

  8. Nuk duhet te jesh as filozof as sociolog te mberrish Ne perfundimin se kush eshte Shqiperia.Per dekada me nje marrezi idiote dhe kriminale Shqiperia mburrej “si I vetmi vend socialist Ne bote”. Sot me bindje absolute them se Shqiperia eshte vendi ” absolutisht me I padinjitetshmi Ne bote”.Askund Ne bote Ku ka shtet po dhe atje Ku ka fise,nuk do te ndodhte ky poshterim she kjo neperkembje.Une nuk pres patriotizem dhe pergjegjesi kombetare nga nje person qe ka dale lakuriq dhe nuk ka pike turpi.Une nuk pres patriotizem dhe pergjegjesi kombetare nga nje shtet she qeveri hajdute she kriminale.Mua me habit fakti PSE nuk Pati reagim popullor ndaj ketij poshterimi,Jo vetem Ne Gjirikaster por edhe Ne Tirane,Kukes,Korce,Shkoder,Vlore,Kolonje,Puke e Ne gjithe Shqiperine.Reagimi dhe protesta Jane elemente qyteterimi,Shqiperia eshte e mbushur tumllas me katunar dhe kriminele.E them I PSE nuk beget Shqiperia.

  9. Keshtu me goje jane te gjithe patriote,ku jane camet,ku jane kosovaret,sepse shqiptaret krekosen si gjeli maje plehut dhe shejtani dhjet e shqiptari e ha,Keshtu ka qene motit ,vetem Hoxha ja tregoi kufirin te thana edhe Berisha i plasi ne burg per vrasjne qe bene ne 1993.Pastaj presidenti yne hajdut qe shkon ne Itali per te rrjepur harron shqiperine-Ky kari sikur eshte dhe komandant i forcave (vullnetare te LSI) shoqerore sepse per ushtri as qe behet fjale.He me ju lumte qelbesira.

  10. Kto qe kane shpikur bythqirjen perdhunuan sot nje cop toke Shqiptare dhe si hyri gjemb ne kembe mire qeveria bythqirave i pa dhe masturboi po si sdoli njeri qe ti ndalonte?!

  11. Komenti im ende i papublikuar ne Editorialin e sotem te Gazetes Tema: Mero Baze, xhaxhai im grek.
    @[Mero Baze, Botues i Gazetes Tema]
    SHKRIMET E TUA NE LIDHJE ME GREQINE NUK JANE PROFESIONISTE.
    JU NUK JENI SOT NJE FEMIJE, POR NJE ADULT QE MUND TE ANALIZONI FAKTET.
    JU NUK JENI SOT NJE HISTORIAN FEMIJERIE, POR NJE PRONAR, GAZETAR DHE ANALIST FAKTESH.
    Ti shqiptar minoren ndjeheshe pra normal prane xhaxhait tend grek qe edhe ne regjimin komunist shqiptar ishte financier i fermes se vetme te qytetit.
    Por si ndjehen miljona arvanitas vellezer te Aristidh Koles dhe çame ortodokse ne Greqi qe kane rreth 200 vjet pa asnje shkolle fillore shqipe dhe asnje te drejte identitare???
    Por si ndjehen rreth 500.000 emigrante shqiptare qe sipas statistikave greke jane ne vendin e fundit krahasuar me çdo kombesi tjeter per pune ne bordet drejtuese publike dhe private ne Greqi???
    Çeshtja e problemeve te akumuluara dhe te shumta dhe ngjarjeve aktuale Greqi-Shqiperi nuk jane thjesht nje çeshtje korrupsioni se si jane perdorur fondet e Ministrise se Jashtme te Greqise.
    Pse si mendon ti femije nostalgjik i xhaxha Dhimitrit, se mbledhjet sistematike te pakten prej 28 vjetesh te Ministrise se Jashtme te Greqise me sillogjet e paligjshme vorioepiroton dhe financimi mujor i paligjshem i homogjeneve dhe te shnderruarve ne homogjene ku shume banojne ne Shqiperi, a nuk jane shovinizem shteteror, a nuk jane irredentizem shteteror, a nuk jane financim shteteror i Greqise i te gjitha drejtimeve politike te djathte ose te majte qe kane qene dhe jane ne pushtet; por qe nuk ndodh midis asnje çifti tjeter shtetesh te Europes!!!
    SHËNIM:
    NATYRISHT SHKRIMI JUAJ AKTUAL NUK KA SHKAK MUNGESEN E PJEKURISE NJEREZORE, POR SIGURISHT DIÇKA TJETER.
    PUBLIKONI KOMENTIN TIM!

  12. Ore shqiptar i ndershem! Publiko emrin tend sepse, shqiptaret e ndershem i vrau Enveri dhe i ndoqi Saliu! S’ka me shqiptare te ndershem! Andi njehere shan grekerit e njehere qeverine! Mendoj se per fqinjet duhet qetesi! Gabon njeri permbahet tjetri! Andi Bushati eshte nje kurve mediatike e shitur!

    1. Ore ti!
      1-Nuk kam detyrim moral ose ligjor te te paraqese ty anonim, emrin tim te gjendjes civile.
      2-Megjithese Enveri vrau dhe Saliu ndoqi, perseri kishte, ka, do kete shqiptare te ndershem.
      3-Komenti im kishte relacion te drejtepredrejt me editorialin e sotem te Mero Bazes gazeta tema.
      4-Publikimi i komentit tim ketu ka shkak vonesen e madhe dhe shpesh mospublikimin nga gazeta tema.
      5-Replika jote nuk ka asnje lidhje te drejteperdrejt me çfare une kam shkruar dhe trajtuar me vertetesi.

      1. Mos denjo as ta hapesh ate gazete dhe jo me te lexosh moro kurven. Eshte gazeta me antishqiptare dhe ai eshte njeriu me i payndyre ne bote.

  13. Nuk e besoj se eshte injorance fakti qe politikane dhe media Shqiptare i quajne “thirrje raciste” ate qe eshte urrejtje etnike. E thene qarte, Greket na urrejne se jemi Shqiptare. Racat ne bote jane te bardhe, te zinj, te verdhe, te kuq. Ne dhe Greket i takojme races se bardhe, dhe as ata as ne (dhe as ne me Serbet) nuk urrehemi per shkak se jemi raca te ndryshme, por per shkak te kombesise. Atehere lind pyetja perse bejne budallain politikanet e media jone (edhe Bushati) dhe i quan thirrjet e Grekeve ose Serbeve raciste? Shqiptaret nuk jane race, jane komb. Sepse te gjithe keta politikane e media jane sherbetore te Globalisteve qe u vret veshin fjala “etni” apo komb ndaj edhe urrejtjen kombetare qe kane Serbet e Greket ndaj nesh si shqiptare per kombesine tone, per simbolet tona kombetare keta qe vetem quhen Shqiptare por jan pa komb (sigurisht ka edhe plot injorante nga ata) e pershkruajne si urrejtje racore. Qellimi i Globalisteve eshte shkrirja e kombeve, sidomos kombeve qe jane te bardhe. Kjo eshte arsyeja qe Europa mbushet me Afrikane dhe Amerika me latino te Amerikes se jugut per te zevendesuar popullsine e bardhe me te zinj e te kafet dhe duke krijuar raca hibride, te perziera. Eshte qesharake kur Presidenti i Italise (ne fjalen ne meshen e Skenderbeut) kerkon te beje shembull te ashtuquajturit multikulturalizem, duke barazuar Arbereshet me zezaket e Afrikes. Sipas tij integrimi i Arberesheve tregon se edhe zezaket e Afrikes po keshtu mund te integrohen, Ai nuk merr parasysh as afersine Gjeografike, as historike as racore as kulturore asgje qe i ka lidhur popujt Shqiptar e Italian ne mijera vjet, por me djallezi kerkon ta perdori per qellimet Globaliste duke vene shenjen e barazimit mes Shqiptareve e Afrikaneve.

  14. O Bushat…. O Ç’ta futi Rama!!
    Koment burrash beri si per ty dhe koleget e tu te Athinaqi.
    Ik qirjo bushati, grric bythen.

    Flm e klm e ikp

  15. Bushati, krahasimin e fillimit e ke fallcitet logjikor. Bularati eshte fshat me popullesi zyrtarisht minoritare. Sa do te duash ti dhe une nuk ke minoritet shqiptar ne Greqi. Ke emigrante, por asnje minoritet. I ka kopsitur elita greke ato pune me kohe, kur ne ishim akoma ne gjume, jo per fajin tone, por ashtu erdhi historia, (represioni i pashoq otoman qe firoi gjithe eliten tone, thjesht per te permendur nje faktor).

    Rames dhe qeverise shqiptare duhet t’i ngrini kapelen per kete rast. Kane vepruar me shume pjekuri dhe zgjuaresi: ekspozuan perpara shqiptareve, grekeve dhe komunitetit nderkombetar ekstremizmin grek. Me bukur se kaq?!

    Se ju jeni mesuar me kohen e xhaxhit dhe sado qe e denoni xhaxhin prape si ai mendoi se ju ka formuar infrastrukturen e te menduarit.

    Ca doje ti ndonje reagim qe te krijonte heronje te tjere per ektremizmin grek apo ndonje deklarate alla Enver Hoxha, Shqiperia shkemb graniti…!

  16. Dihet qe Bushatit ja ka futur Saliu! Ja ka futur gjishtin ne byt.e kur ishte i vogel! Andi eshte i shitur komplet, nga trupi dhe mendja e tij, c’do gje e ka te shitur! Keshtu kur je mercenar te ngel vetem urrejtja! Te ishte Nicja gjalle,do te kishte kavie t’i studionte! Gjithashtu do te kishte kavie injorance te disa shqiptareve,qe nuk dine shqip! Jemi ne vitin 2018 dhe shume shqiptare jane akoma si ne kohet e Zogut! Jane gjysem analfabete! Te japin mendime per gjithcka dhe “te vlefshme” per Ramen ,Saliun,liken etj. Por jane analfabete! Disa mund te kene mbaruar edhe universitetin e Saliut! Cfare varferie kulturore e mjera Shqiperi?!

  17. Nese ka njeri te dhjere ky eshte Andi “Saliberisha” Bushati! Ne c’do vend tjeter demokratik ai miu i salit duhet te arrestohet per thirje antikushtetuese! Por Rama nga qumeshtit i fryn kosit te Sliut!

  18. Hello there,

    My name is George and I’d like to know if you would have some interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog georgemartjr.com ?

    We are updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    George

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *