• |
ide | kryesore

Rama gallatë me Majkon: Në foto me Metën si Moisi Golemi brenda në kështjellë

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, nuk i ka kursyer batutat për Pandi Majkon në intervistën e dhënë mbrëmjen e së enjtes në “Real Story”. Në fund të intervistës, u shfar në ekran një foton e Presidentit Ilir Meta me deputetin Luan Rama dhe ministrin e Diasporës, Pandeli Majko. I pyetur nëse e shihte si provokim që Meta mori me vete Majkon gjatë vizitës në Kalabri, Rama tha ai kishte dhënë pëlqimin për këtë udhëtim.

“Është e vërtetë që Meta ju tha se nëse do kishit sjellë Pandeli Mjakon në vend të Sandër Lleshit, do e kisha pranuar dekretin? Se është një farë provokimi me fotot e publikuara”, pyeti Balla.

“Jo s’është fare provokim… madje Majko më tha që duhej të shkonte në këtë vizitë me Presidentin, dhe më pyeti se çfarë mendoj. I thashë si mund ta vesh në diskutim këtë gjë, që natyrisht të shkonte, tek arbëreshët. Unë i dua të mirën vendit dhe procesit dhe natyrisht dhe presidentit”, – tha Rama.

“Për batutë, e di që Pandi mund të mërzitet më këtë që po them tani, por në këtë foto ai duket se Hamza Kastrioti…”, – shtoi Balla.

“Kush është Hamzai, Luan Rama? Se Pandi nuk ka shanse. Pandi është Moisi Golemi në këtë rast, ai është brenda në kështjellë ndërsa unë luftoj përreth”, – u shpreh Rama. Sa për histori Moisi Golemi ishte princ i Dibrës dhe nip i princit legjendar Gjergj Aranitit, një ndër komandantët kryesorë të Skënderbeut. Ai luftoi përkrah Skënderbeut, me një guxim kokëkrisur që do e paguante me jetë.

Ndërsa Hamza Kastrioti ishte nipi dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Skënderbeut, i cili e humbi shpresën për t’i zënë vendin ungjit të vet kur këtij i lindi djali trashëgimtar, kaloi në anën e sulltanit. Ai udhëhoqi trupat në mbështetje të osmanëve kundër Skënderbeut në 1457.



6 Comments

  1. Ketij KM i ka marre koka ere se e mba vehtenSkenderbe, qe kur ia tha ajo shterrakja e doganes Spirraqisi i Palit.Ky keshtjellen e vet e ka ne SURREL, andaj e sheh Meten e CO si ne keshtjelle, por ne fakt ata jane ne mejdan, e ky i strukur nga ulerimat revanshiste te grekerve ne Vuno.

  2. greket dje mu ne mes te SURRELIT ben orgji me ramen,linda xhillarin,gregorin,zahon,lesh lleshin,spiropelen etj ,siq benin dhe bejn roshi,frroket,ndoket ,rrahman rrajat me xhisielen,griselden,ate qupen tek xhelili etj dhe nuk u ndjen fare,thua se pallat e grekut ti ken lumturuar ramen me shum se ngjala e metes qe morri ne lalz.

  3. e para
    mojsi golemi ka bërë të njëjtën tradhëti që ka bërë dhe hamzai!!
    dhe ai erdhi në shqipëri në krye të një ushtre turke dhe e hëngri sa krahu!!u rikëthye dhe i kërkoi falje skërderbeut!!
    hamzai ishte i dyti,dhe skënderbeu ndoshta ,për të mos e bërë vazhdë faljen,e dënoi me burg!!në radhë të parë si tradhëtar dhe në radhë të dytë si i afërt i tij!që do të thoshte kur unë dënova nipin!?të tjerët i shkoj në hell!!
    mesa di unë, ka qënë kont urani aj që ka qënë në krujë dhe jo moisiu!!moisiu ka qënë komandat i kalorsisë dhe ka marrë pjesë në pushtimin e sfetigradit!!

  4. Anticensura ka te drejte. Moisi Golemi e tradhetoi Skenderbeun dhe erdhi me nje ushtir turke. Pasi e fali Skenderbeu, luftoi egersisht ne betejen e Vajkalit ne mos gaboj, por u zu rob nga turqit. Skenderbeu kerkoi ta kembeje me disa rober turq, por turqit thueht e ropen per se gjalli duke mos pranuar kembimin. Moisi Golemi, te pakten sipas te dhenave historike, nuk ka qendruar asnjehere ne keshtjelle, por ka mbrojtur kufite lindore te Arberise ne Dibren e Madhe. Si rrethime keshtjellash, ne ate kohe njihen rrethimi i Sfetigradit (afer Elbasanit) ku komandant isht5e Pjeter Prelati ne mos gaboj dhe kjo keshtjelle iu dorezua turqve me tradheti pasi u hodh nje qen i ngordhur ne pusin e keshtjelles, si dhe tre rrethimet e Krujes. Ne Kruje ne 1451 komandant ishte Vrana (Uran) Konti ne dy rrethimet e tjera pas vitit 1460 komandant ishte Tanush Topia. Por mos i vini faj KM. Ai s’ka si ta dije historine sepse behet fjale per ngjarje te ndodhura ne Arberi dhe jo ne SHqiperine e Rilindjes. Pyeteni po deshet per deputetet dhe kryetaret e bashkive te Rilindjes dhe aty do ju jape material me tepri. Pyeteni per rruget e ndertuara gjate Rilindjes dhe do ju tregoje me mijra kilometra rruge, nuk po vazhdoj me shkolla e spitale se pastaj do duhej te shkruaja per nja dy ose tre dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *