• |
ide | kryesore

Rama reagon për Bularatin: Hienat përdhosën flamurin e tyre. Shqipëria nuk “flliqet” nga ca të pagdhendur, që jetojnë si hiena e kendojnë si korba

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ceremoninë mortore të ekstremistit grek Kostandinos Kacis sot në Bularat. Duke iu përgjigjur shqetësimit të një komentuesi në Facebook, Rama thotë se Shqipëria nuk “fëlliqet” nga ca te pagdhendur, qe jetojnë si hiena e këndojnë si korba.

Komentuesi: Nderhy zoti Rama Te lutem sepse u flliqem si shtet,vjen greku na provokon, tregoja vendin dhe tregoja vlerat tona si komb.

Përgjigja e Ramës: Vlera jone sot? Pikerisht ajo qe disave ketu u duket gabimisht si dobesi. Shteti yne s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatore varrimesh. Kush erdhi per te provokuar, hyri, turperoi veten e flamurin e tij dhe iku. Patriotizmi nuk eshte te urresh tjetrin e gjuhen e tij, po te duash vendin e gjuhen tende. Dhe zotrote
mos e perdor termin “greku”, se eshte po kaq e neveritshme sa kur te pagdhendurit ne anen tjeter, thone “shqiptari”! Minoriteti grek, njerezit e mire te minoritetit e te Bularatit, nuk jane “greku”, po jane qytetare te respektuar e te pazevendesueshem te Shqiperise.

E ti qe as emrin s’merret vesh si e ke, rri pa merak se Shqiperia nuk “flliqet” nga ca te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba! Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurin qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre – nje komb qe i ka dhene shume njerezimit; nje popull qe s’ka qene e s’mund te jete kurre armiku yne; nje vend ku shqiptaret kane gjetur strehe, njesoj siç kane gjetur greket strehe tek ne dhe qe edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin te kete derrat e gomeret e vet.



9 Comments

  1. Njeri i ulet dhe jo si burre shteti. Shqiperia ka rene sot me ngjarjen ne Bularat. Fakti qe ky paloburre la te hynin ne territor shqipetar ushtare e paramilitare greke dhe fshihet pas fcb, ne vend qe ti ndalonte e shpallte organizata terroriste. Ndresa presidenti i vendit tallava ngeli, ne vend te mbledh keshillin e sigurise, ben pushime larte e poshte. Gjendja eshte e jashtezakonshme

  2. Ate diten e vrasjes kerciste dhembet dhe shante berishen ,tani sja mban b…tha dhe thote nuk felliqemi,sip puna e dhelpres me rrushin,po mir mor zoteri ne jemi tolerant dhe i kthejme faqen por nuk kuptoj si sot i kthyem bythen,po pse i lejuat te shkojn ne varrim me flamur e parrulla kur kishit mundesi ti ndalonit,apo duhet te kishin arme qe ti qellonit,turp o krye.

  3. Ke te drejte po kujdes o miku me varreza e kryebashkiake qe paguajn varrime terroristesh e kiminelesh. Nje kriminiel s’ka ngjyre politike po.. kujt po ja them Ty.

  4. Batutat i ke te bukura, por ti thuash ne istikam, e me ndershmeri, sepse ti je nje tip qe me te neserme thua Shpifjeeeee, shpifjeeeeeee.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *