• |
ide | kryesore

Rama tregon pse nuk veproi policia kundër thirrjeve ekstremiste në Bularat

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Real Story”, ka folur edhe një herë për ngjarjen e Bularatit, si dhe për përplasjet e ndodhur ditën e sotme në varrimin e Kacifas, dhe thirrjet antishqiptare prej shtetasve grekë që kishin ardhur për të marrë pjesë në përcjelljen për në banesën e fundit të Konstandinos.

“Pashë që kishte reagime që më krijuan një pështjellim negativ, se unë mendoj se ajo që shihet si dobësi është forca dhe vlera e këtij vendi. Në nuk jemi vend ku luftohet me arkmorte dhe purgatorët e varrimeve. Ajo që ndodhi në atë fshat është një gjë që nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Ne kemi marrë masa në kufi, janë marrë masa për disa shtetas që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër, por nga ana tjetër i bëj ftesë të gjithëve që të refuzojmë shprehjen “na erdhi greku”, u shpreh kryeminsitri.

Pyetjes se nëse mund të ishte evituar kjo vrasje, Rama iu përgjigj:

“Ndihem mirë që në këto raste i përkas këtij vendi, se do ishte e paimagjinueshme që kjo të ndodhte invers, 1000 vetë të veshur kuq e zij, të shkonin në Greqi dhe të këndonin për Çamërinë… besoj se do ishte ndezur flakë qeveria greke dhe të gjithë. Ndërsa këtu nuk ndodhi asgjë e tillë për këtë ngjarje sa të dhimbshme aq dhe qesharake. Kjo është vlerë për ne dhe shkon me traditën tonë, që shkon për shtat lotëve të familjarëve në këtë arkmort.

Unë besoj se ne kemi pasur një qasje shumë serioze edhe me palën greke, janë vrarë shqiptarë në Greqi dhe pala greke ka kërkuar një hetim të përbashkët, dhe ne kemi refuzuar sepse kemi bërë atë që është bërë në rastet e mëparshme.

Prokuroria ka reaguar për një proces ekspertize, dhe pas tyre do diskutohet, nëse do të diskutohet më për këtë çështje

Por unë di që as në Greqi as në Shqipëri dhe as Honolulu, një njeri që kërcënon me armë disa persona të paarmatosur, nuk tolerohet.

Pjesë nga Intervista:

Nuk është ky populli grek, nuk është ky fshati i Bularatit, ky është një segment folklorik dhe i mjerë i politikës greke, dhe populli grek s’ka qenë dhe s’do jetë kurrë armiku jonë, në Greqi kanë gjetur strehë shqiptarët si dhe grekët në Shqipëri, por edhe aty si në çdo vend ka derra.

Ata erdhën dhe turpëruan flamurin e tyre dhe ikën e lanë pas një shije groteske dhe folklorike dhe përdhosën edhe viktimën.

Kjo ngjarje po shfrytëzohen në mënyrë të egër politikisht në Greqi, dhe Kacifas mund të jetë heroi i pjesës më barbare të politikës greke, por nuk është hero ai që merr armën dhe qëllon njerëz.

Këta që erdhën sot i përkasin një bote të huaj dhe nuk i përkasin botës shqiptare. Ne bëmë detyrën për aq sa duhej të bënim, minoriteti grek është i nderuar dhe i respektuar, qytetarë të pazëvendësueshëm të këtij kombi, dhe nuk janë “greku”.

Sa i takon ndikimit të kësaj ngjarjeje për marrëveshjen për detin, marrëveshja e detit është një proces që nuk ka përfunduar, dhe nuk është i lehtë… kemi hyrë për një marrëveshje më të mirë se ajo e 2009, dhe nuk do falim asnjë milimetër dhe duam të rikuperojmë atë që ne mendojmë se na është marrë padrejtësisht në 2009.

11 Comments

  1. Ky është mashtrues e gënjeshtar me kartelë. Nuk falim asnjë milimetër thotë. Po të doli ish ministri i jashtëm, kryenegociatori grek e tha që fituam e shtuam me 12milje detare kufirin. Pse nuk i përgjigjesh atij ?

    1. Po mire pse beson kryenegociatorin grek ti?!

      Plus qe veje trurin ne pune: si mund te zgjerohesh me 12 milje kur distanca midis brigjeve shqiptare dhe greke ne pjeset kyce eshte me e vogel se 12.

      Po pse jeni kaq injorante o te zinj? Po vejeni ate mut truri ne pune ose qepeni halen.

      Nuk e kam per te mbrojtur Ramen, por kjo inorance dhe llapaqeneri kaq e perhapur midis nesh eshte irrituese. Edhe injorante edhe llapaqen. T epakten te ishit vecse injorante!

      Pjesa delikate e ndarjes se hapesires detare midis Shqiperise dhe Greqise ka te beje pikerisht me hapesirat me te vogla se 12 milje.

      Ishi ministri grek persa me perket, e beri ate deklarate per konsum te bredshem dh ene fakt si hakmarrje a per kundrainformacion te tijet duan ta akuzojne per tradheti, mqs. paska dhe kete informacion delikat.

      Greqia nuk ka nga ta luaj bythen, se ose bie dakord me ne ose ceshtja shkon ne institucione nderkombetare.

      Edhe Berisha qe u duk si tradhetar atehere jam i sigurt qe e beri marreveshjen duke e ditur shume mire qe Gjykata jone Kushtetuse do ta hidhta poshte. Pra fitoi favoret e grekut per momentin dhe ceshtja shkoi thjesht terhiq e mos e keput.

      1. Nuk po ti kthej fyerjet se ato tregojnë çfarë kulture ke. Po të përgjigjem për pjesën tjetër
        Këtu nuk bëhet fjalë për pjesën mes Korfuzit dhe Sarandës, ajo nuk i intereson as grekëve se e pranuan a mbyllin gjirin e Sarandës. Problemi është te Othonoi dhe zgjerimi i zonës ekonomike në 35milje. Një ishull i vogël barazohet me brigjet tona e shkon deri në mes të ngushticës së Otrantos. Këtë kundërshtonte dhe kolonel Myslym Pashaj.
        Cili është problemi që kanë me Turqinë këta, është se duan të bëjnë të njëjtën gjë me ishujt që kanë afër Turqisë po ata nuk i lënë.
        Kufirin tonë detar me Greqinë ne e kemi patur që me protokollin e Firences të vitit 1913 po qeveria Saliste i bëri lëshime me duke marrë për bazë shkëmbin Barketa që ngushtoi kufirn në dëm të Ksamilit dhe duke hapur gjirin e Sarandës dhe atë që donin më shumë grekët zgjerimin e ujrave territoriale të Othonoit.

      2. altin keshtu esh kur te hyn palla e janatullosit si rames nga bytha ne tru e flet perqart.dje u pa se pos detit rama i ka nenshkruar dhe dropullin grekoqis kaqifasis.ik tash shko si rama thith pall janatullosi.

  2. 12milje midis kufirit te ujrave tona dhe zgjerimit te ujrave te Turqise mire e citoi ish ministri i jashtem grek .Po ky -pafillua-me kartele qe derdellit qe ne nuk leshojme as nje cm territor po do korigjojme ato qe na jane marre padrejtesisht ,hajde merre vesh kete mashtruesin qe te genjen diten per diell ku u thote njerzeve per sapunin qe eshte djathe.

  3. Si rralle here, jam dakort me qendrimin dhe mendimin e Rames, per menyren e sjelljes se shqiptareve ne raport me fqinjet. Kemi treguar qe jemi tolerant dhe dinjitoz. Nuk duhet te biem pre e provokimeve. Ndodhi nje ngjarje ku nje i ri, i shfaqur i armatosur, ne lufte me policine , humbi jeten. Do ishte mire , mos vritej, por u be e pamundur te shpetohej. Kaq eshte kjo histori. Nese ekstremistet greke duan ta perdorin kete ngjarje, le ta bejne. Ne si shqiptare nuk kemi pse ti pergjigjemi me te njejten monedhe. Na intereson nje politike e qete me fqinjet, dhe atyre besoj. Ata shqiptare qe sot bejne si nacionaliste, apo me patriot sec duhet, ju them qe nuk eshte koha, as vendi. Pozitive jane qendrimet e dy qeverive , te cilat jane te ekujlibruara, dhe nuk i hedhin benzine zjarrit.

  4. O kryeleshministër, ne nuk jemi për një marrëveshje pak më të mirë se ajo e 2009 po për një marrëveshje të drejtë. Se ja e mbyllën gjirin e Sarandës grekët dhe ti more atë që e kishe dhe Saliu e fali pa të drejtë. Jo more jo. Ne nuk duhet të lëmë që grekët të përdorin një ishull të vogël për të marrë një copë të madhe hapsire ujore në dëm të vendit tonë. Nëse nuk bëhet si duam ne atëhere lëre si e kishte Enveri e mos j merr fare me negociata se po e fut veten e lista e tradhtarëve të kombit me Sali Berishën, Esad Pashën etj

  5. rama nuk reagoi sepse palla e janatullos,tsipras dhe e kaqifas i kishin zen ter vrimat qe ka ne goj janatullos ne prapanic tsipras e sy zen i ka flamuri i kaqifas.rama vdes per palla greke jo me kot i dha koncesion gruan makoqin grekve dhe te birin gregorin per nja 10 vite.

  6. Po mire mo shale gjate perse i lujuat te hynin ekstremiste dhe forca paramilitare greke dhe dhjetera autobuze te nisur posaçerisht. Nuk e dije se çdo ndodhte?! Gazetarve e dim qe u jep pyetje te gatshme me pergjigje gati. Se cmendojne qytetaret per rastin eshte e drejte e tyre dhe ske çu dikton se çfare mendojme dhe thone. Toleranca e qeverise tende thjeshte eshte zbuthje dhe perulje, se ate shtet te lohur ke ndertuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu