• |
ide | kryesore

Rama: Xhafaj më kërkoi vetë të largohej, Tahirit duhet t’i kërkoni falje

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Madje është treguar hakërryes ndaj gazetarëve në studion e Sokol Ballës në Vizion+. I pyetur nëse duhet tu kërkojë falje shqiptarëve për Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafajn ai tha se ishin gazetarët që duhet ta bëjnë një gjë të tillë.

“Nuk kërkoj falje për Saimir Tahirin dhe as për Fatmir Xhafajn jo e jo. Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinet në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani.

Si i bie tani që ne nuk lejuam që ai të mos arrestohej? Tahiri është nën hetim për pjesë të procesit në Shqipëri dhe ne presim. Ju tani duhet ti kërkoni falje Tahirit për akuzat që hodhët për akuzat e prokurorisë së Katanias. Të kërkoj falje për Tahirin? Pse? Se dy hajvanë bënin llogje në telefon? – tha Rama.

“Pse iku Xhafaj? Është vendim sovran i tij. Fatmir Xhafaj e kreu detyrën e tij dhe sot Sandër Lleshi do të bëjë një hop tjetër cilësor. Ai dha dorëheqjen vetë. Ta refuzoja? Pse ta refuzoja? Nga jeta ime sportive kam edhe një mësim. Lojtari që thotë dua të dal nga fusha nuk ka pse të rrijë më në fushë. Ai le të rrijë në stol” – tha Rama. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. A ka me hajvan se ty o skizofren ,Ti nuk paske as sy ,as veshe qe u mbush vendi i tere me hashash sa ish minister -Saje Qorri-a mos valle kjo nuk eshte nje akuze e rende per nje minister te brendshem per te futur ne burg ,kur ti fut nje person qe per perdorim vetjak i eshte kapur 5 g hashash,a nuk e ke pare a degjuar sa hashash eshte kapur ,kapet dhe do kapet nga policite e vendeve fqinj,a mos valle kjo nuk eshte akuze per te prangosur kete njeri?Dhe ti psikopat ,ti idiot ,ti injorant ,ti mashtrues,thua qe gazetaret ti kerkojne falje -Ta—Hirit-.

  2. Tani ti uleni ne gjunj tahirit te gjithe nga nje gojore dhe jeni te falur,fillon saliu luli mona likja salianji alibeaj,analistat zheji shkullaku fevziu andi rakipi peka dhe te gjithe skifterat e Port Haleve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *