• |
ide | kryesore

Reagon policia e shtetit: 12 të ndaluar për thirrje raciste në Bularat, 44 u kthyen në kufi

Lajme, Të fundit



Policia e Shteti ka reaguar për ngjarjet në Bularat, dhe bën me dije se ka shkuar në 12 numri i të arrestuarve për thirrjet raciste. Në një njoftim për mediat, policia thotë se nuk u është lejuar hyrja në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, të cilët janë kthyer mbrapa, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat. Gjithashtu, gjatë verifikimeve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrejtjen”.

NJOFTIMI I PLOTË

Gjatë mesditës së sotme, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull, Gjirokastër u zhvillua ceremonia mortore e të ndjerit K.K.

Policia e Shtetit, për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë mortore, si dhe shmangien e incidenteve të mundshme që mund të lindnin nga prezenca e personave me prirje ekstremiste, mori një sërë masash parandaluese.

Në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije, Policia ka kryer kontrolle të imtësishme të personave, të cilët vinin nga Greqia për të marrë pjesë në ceremoninë mortore në Bularat.

Si rezultat i kontrolleve, nuk u është lejuar hyrja në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, të cilët janë kthyer mbrapa, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrejtjen.

Gjatë ceremonisë mortore, janë evidentuar elemente që kanë shpërdorur ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste.

Në përfundim të ceremonisë nga ana e Policisë janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër 12 shtetas. Ndaj personave të shoqëruar po kryhen veprimet e nevojshme procedurale nga Prokuroria.

Theksojmë faktin mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke ka pasur një bashkëpunim mjaft të mirë për parandalimin e hyrjes së personave me prirje ekstremiste.

Policia Greke kishte marrë masa shtesë në Kakavijë dhe është treguar bashkëpunuese me Policinë Kufitare të Kakavijë.



2 Comments

  1. Ate Dulen dhe Tavon. A do ta ndaloj policia. Si ka mundesi qe deputet te republikes se Shqiperise te perkrahin sulmin ndaj policis se republikes se Shqiperis.

  2. nuk esht justifikim per ekstremistet e ndaluar nga policia shqiptare perderi sa kodi penal i kushtetutes i penalizon ato,rregullat jan te zbatueshme per te gjith,ju i liruat naten ,arrjestimi ,dhe lirimi kjho eshte hi syve per opinjonin ,publik,ju gjynjezuat dinjitetin kombetare,dhe kjo eshte nga pergjegjsi kthehet ne llogari tani cdo shqiptare keni futur ne dyshim mbasi shpjegoheni qe ne cdo drejtim shteti dhe klasa politike ka dalur nga kuptimi i perfaqsimit pergjegjsive qe ka mbi popullin jeni kthyer nje grup i vogel njerzish ne pushtues te mirfillt te popullit vet ,a shihni ndonje qeveri apo klas politike ne bote qe vepron si ju kunder popullit vet jo nje dit por plot nje shekull,tani qe e llat cfaqen populli ka te drejt te kerkojne jo me llogari ,por tu ndeshkojn si na keni ndeshkuar ,ne cdo pikpamje per nje shekull,sepse keshtu jeta me ju nuk durohet perballohet dhe as justifikohet me as dhe nje sekond ky eshte mendimi fjales lire ju te internetit qe deshironi te ulim ritmin dhe te ktheni mbrapsht komentin,edhe ju na ktheni mbrapsht pronat e grabitura dhe te drejtat qe duhet te gezojme si indiovid dhe si komb kolektiv tashme ketu nuk do tolerohet me ,jemi ekonomikisht te varfer dhe na cuat pran pikes ku vdekja behet me e dashur se vet jeta e kjo pershkak te padrejtesis te trysnive pa fund ne nje shekull ,un nuk po shpiki gje me shum se ralitetin ku faktet jan prezente padrejtesia ne sistem drejtimi,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *