• |
ide | kryesore

Takim i tensionuar mes Thaçit dhe Vuçiçit në Bruksel

Lajme, Të fundit



Ka përfunduar në Bruksel takimi trepalësh mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ho,logut të tij serb, Aleksandar Vuçiç dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Pas daljes nga takimi, Thaçi u shpreh se askush nuk ka arsye të frikësohet në ballafaqimin me Serbinë duke treguar se takimi pati edhe momente tensioni.

“Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe Vuçiç ndërsa diskursi ynë ishte i argumenteve dhe i anës së drejtë për arritjen e një marrëveshje të balancuar që do të nënkuptonte njohjen reciproke dhe hyrjen në OKB dhe zëvendësimin e rezolutës 12/44’, – u shpreh Thaçi.

Ai tha se takimi i radhës do të mbahet se shpejti teksa shpreson në arritjen e një marrëveshjeje finale.

“Mbes me shpresë se me një përfaqësim me bazë edhe më të gjerë politike Kosova si edhe më herët do të ja dalë edhe kësaj radhe”, – theksoi Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka kërkuar unitet politik sa i përket dialogut me Serbinë.

“Mbetet të shihet në të ardhmen se si do të lëvizin gjërat. Është një sfidë jo e lehtë me gjithë këtë aparaturë të Serbisë të ballafaqohemi këtu dhe në vendet tjera. Për këtë arsye mendoj se është me interes që e gjithë skena politike kosovare të merr guximin, energjinë, vendosmërinë që të vijnë këtu të ballafaqohemi të gjithë dhe që të shënojmë progres në mënyrë që të jetë një proces i një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e pranueshme”, – tha Thaçi ndërsa Vuçiç nuk ka pranuar që të flasë për mediat.



1 Comment

  1. Formalitete KURRR skaqene i tensionuar takimi mes ketyre dyve dhe shefit tone EDI KETA TE TRE KENAQEN KUR TAKOHEN POR TANI E KANE PAK PROBLEM TE TAKOHEN SHPESH SIC TAKOHESHIN PARA 3-4-5 VITESH DHE BENIN PLANE SI LIDER GLOBALIST NEN KOMANDEN E PUTINIT SI TE KERCENOJME EUROPEN SHBA SE NJE JU FUSIM BALLKANIN NE LUFTE DHE PASTA NA VJEN LUFTA E TRET BOTERORE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *