• |
ide | kryesore

“Zëri i Amerikës”: Reagimi i SHBA-së vjen pasi Ilir Meta refuzoi Sandër Lleshin

Lajme, Të fundit



Në Shqipëri Ambasada amerikane u shpreh sot se “një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme”, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Reagimi i Ambasadës vjen pasi presidenti Ilir Meta refuzoi propozimin e kryeministrit Edi Rama për emërimin e gjeneralit Sandër Lleshi në krye të Ministrisë së Brendshme, pas dorëheqjes së zotit Fatmir Xhafaj.

Qëndrimi i presidentit u shoqërua me polemika të shumta, për shkak të faktit se Kushtetuta nuk ja njeh shprehimisht një kompetencë të tillë kreut të shtetit, ndërsa ende nuk ka një pozicionim zyrtar për motivet që e shtynë zotin Meta të refuzonte emrin e ministrit të ri.

Kreu i qeverisë nga ana tjetër, vendosi që t’ia besojë sërish drejtimin e ministrisë zotit Lleshi, por nga pozita e zëvendësministrit.

Në deklaratën e saj, Ambasada amerikane shprehet se “përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri, rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët” duke shtuar se “ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen”.

Në deklaratë, theksohet se “Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar”.

Në të njejtën linjë ka qenë dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Luigi Soreca theksoi se “një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”.

Edhe ai gjithashtu vlerësoi faktin se në “muajt e fundit Policia e Shtetit shqiptar, ka ndërmarrë operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar”.(VOA)



3 Comments

  1. Like floriri si bir kurve do tja dhjese amerikes,nuk pyet ky malok skrapari se ka mik malokun e vicidolit te dy bashke kundra amerikes,Sanco Panco dhe mullite eres

  2. Cfar idioti ky i paemer,, duke pare se c;fare bene ata ministra qafire te emeruar te Rames, qe na nxorren bojen e namin me te ndyre qe kane banditet e mafiozet, presidenti eshte njesh me kerkesen e shteteve te medha, sepse nuk e ka pare te aresyeshem emerin e propozuar, qe sipas meje ka qene keshilltar per sigurine ne KM. Por cka ndodhur, gjate kesaj kohe qe ky person ka kryer kete detyre, _ Vendi u mbush me droge, dhe ky theshte _bravo, mareveshja e detit me greqine, qe eshte ne shkelje te plote te sovranitetit e pasurise detare , ky ka fjetur, por parate i ka marre, ne ate kolltuk, pa dhene asnje mendim profesional . A e degjuat me dy urdherat qe dha sapo shkeli, nuk po i permend, por kur vendi po mbytet nga atentate mafioze, e droga po shko Itali-Greqi, e ketu flitet per suksese. Hipokrizi, Mashtrim, sepse kjo eshte politika e zuzarit KMAndaj ju komentues me shirit KGBB ne krahet tuaj mos na beni politike sekti te deshtuar, por rregulloni semundjet e kanserit qe keni ne trungun e trasheguar.

  3. Ty vella nuk te ndihmoj dot,duhet te keshe kaluar rinine te rende me perdhunim politik te kane perdhunuar me radhe keta maloket deri sa ti kane nxjerre syte e bytha XiXa,per kulture presidenti me detyrim ligjor emeron dhe shkarkon me propozim te krym kete duhet te beje like floriri,kur se ti vazhdo te nxjerresh XiXa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *