• |
ide | kryesore

375.000 euro bonus për të përshëndetur tifozët: Stuhi tek PSG, edhe pse Neymar e mohon

Sport



Paris Saint Germain është gjithnjë e më shumë në qendër të stuhisë: pas cështjeve Football Leaks mbi Fair Play Financiar e vëzhguesve selektivë në bazë etnie, nga Portugalia vjen lajmi se nga klubi ka një bonus prej 375.000 euro për futbollistin brazilian.

E përditshmja portugeze Record ka publikuar zbulimin se klubi parisien ka një klauzole ku paguan një bonus për cdo lojtar që përshëndet tifozët përpara dhe pas një ndeshje futbolli. Sa më i rëndësishëm lojtari, aq më tepër shifra rritet: Neymar përfiton 375.000 euro në muaj, Mbappé 117.000€, Dani Alves, Di Maria e Cavani 70.000€ e Thiago Silva 33.000€.

O’Ney e ka mohuar kategorikisht në Twitter: “Fake news”, por ndërkohë dyshimi mbetet dhe PSG duhet edhe njëherë të mbrohet.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *