• |
ide | kryesore

52 grekë non-grata për sjelljen në Bularat/ Lleshi: Urtësia të mos merret për dobësi

Lajme, Të fundit



52 shtetas grekë janë shpallur non-grata nga Republika e Shqipërisë pas sjelljeve ekstremiste që u regjistruan dje gjatë ceremonisë mortore te Kostandions Kacifas.

Vendimi u bë i ditur nga zv.ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi në një konferencë për shtyp.

Sipas Lleshit, ministria e Mbrojtes ka vendosur: “Shpalljen persona të padëshiruar në vendin tonë, të 52 personave të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi. Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj. Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi.” 

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Varrimi i Kaçifas/ Shikoni çfarë ndodhi në jug të Shqipërisë 



8 Comments

    1. sa loqe qe je o bur i dheut, duhet me politizu cdo gje. ky vendim eshte shum i drejt dhe i jep dinjitet vendit.

  1. E nxorren Lleshin per lesh. Po pse treguam urtesi, kur ata te perdhoson dinjitetin anembane per nje terrorist qe e donin te vdekur pikerisht per te na poshteruar ne shtepine tone. Pse i lejuat te hyjme dhe pse nuk i shpallni organizata terroriste, apo direktivat e athines jane ndryshe

  2. llesh a te dhe janatlla e anastasi pall apo vetem lesh.ti ndalon 56 mut grek,janatullos ti kthe 650 puntir shqiptar.orit deri neser autobuset te vijn .

  3. Nje Zv minister qe na del si shami e rrudhosur, trego me shume dobesi se sa diplomaci, per masat qe po na merr. Kesaj i thone si shiu pas te vjelurave.E tha dhe ky i emeruari pa haber nje fjale,,,,

  4. Urtësia nuk asht dobësi?
    Të vjen ay i hueji në shtëpinë tande dhe të thotë “ti je qen” dhe ti e le të ikin nga ka ardhë ,shkurt dhe shqip nuk asht urtësi por dobësi biles dobësi e paparë!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *