• |
ide | kryesore

52 persona non grata në Shqipëri, reagon qeveria greke: Presim sqarime konkrete nga Shqipëria

Lajme, Të fundit
Rama-Tsipras.jpg



Pas vendimit të Shqipërisë për të shpallur non grata 52 shtetas grekë që morën pjesë në funeralin e Kacifasit në Bularat dhe bënë thirrje antishqiptare, ka reaguar Ministria e Jashtme greke. Përmes një deklarate të shkurtër, i kërkohet Shqipërisë të japë sqarime për këtë vendim.

“Në këto çaste delikate presim që pala shqiptare të qëndrojë larg deklaratave e veprimeve qe rendojnë klimën mes dy vendeve. Presim sqarime konkrete për vendimin e sotëm te autoriteteve shqiptare. Jemi te perkushtuar pro themelimit te marredhenieve bazuara ne mirebesim, por presim te njejtin qendrim edhe nga fqinjet tane”, thuhet në reagimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme greke.



4 Comments

  1. Hahaha…po e tallin k..rrend greket! Po çfqinj more, voriepir thuaj, se keshtu eshte kur tregohesh shtet i lodhur gjasme tolerant..Po mire shteti shqipetar po e heton aktivitetin e terroristit te Bularatit dhe me ke bashkepunote ai, apo i mori direktivat nga Athina qe mos hetoj. Po per ate 1 minute heshtje ne parlamentin grek per Vorioepiriotin e tyre do kerkoj sqarime shteti shqipetar? Ky eshte kulmi, shteti shqipetar eshte dorrezuar dhe ka rene totalisht

  2. Kush cilin prek nepermjet deklaratave e veprimeve qe rendojnë klimën mes dy vendeve?! Kush nga cili duhet te kerkoj sqarime?! Ore pse nuk na i thoni troç, ku bashkepunimi midis dy qeverive ne dem te kujt eshte!

  3. Duhet të ishte ministria e jashtëme shqiptare që ti kërkonte qeverisë greke skjarime se çfarë domethënie kanë thirrjet e rreth 1000 shtetasve grekë të ardhur me autobuze në teritorin shqiptar, për “Vorio Epirin” e të na përkthenin ne shqiptarëve që nuk dijmë greqisht, thirrjet e tyre për të na vrarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *