• |
ide | kryesore

Çfarë do të vendosë vettingu për prokurorin Troçi, kandidatin për KPK me probleme pasurie

Lajme, Të fundit



Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Ramadan Troçi, i cili është pjesë e listët prioritare të vettingut pasi është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, zhvilloi sot seancën dëgjimore përballë komisionit të pavarur të kualifikimit.

Sipas KPK, prokurori Troçi ka probleme me deklarimin dhe justifikimin e pasurisë.

Relatorja Pamela Qirko tha se ILDKPKI ka sjellë raport që deklarimet e Trocit nuk janë të sakta, ka kryer deklarim të rremë dhe ka fshehur pasurinë. Sipas ILDKPKI, Troci ka fshehur legalizimin e një objekti 32 metra katrorë në Paskuqan.

Dyshime ka edhe për blerjen e një makine Benz, për shumën 700 mijë lekë.

Prokurori Troci e ka nisur karrierën në institucionin e akuzës në vitin 2000 dhe përgjatë një dekade ka punuar si prokuror në Bulqizë dhe në Dibër. Në vitin 2012, ai u transferua në prokurorinë e Tiranës, në vitin 2014 në prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2016 punon si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.



2 Comments

  1. pidhin e motres se trocit do vendos .le ta provoje edhe ky “hellin” sic ka bo me te tjeret dhe te shikoje se sa hidhet do ti vij.

  2. CA JANE KETA QESHARAKE! TE KESH MAKINE 700 000 LEKE. NJE SHPI DHE 32 METRA SI DHE CS PAK KURSIME QENKAN TE DYSHIMTA. MOS KANE NDERMEND TE NA KTHEJNE NE LEJ FENA SE TE PUNOSH PROKUROR E TE MOS KESH EDHE KETE MINIMUM, VARE VETEN ME ZORR KECI O DINO, KA QENE NJE KENGE DIKUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *