• |
ide | kryesore

Çifti i prokurorëve Gashi-Gina fitojnë në Apel përballjen me Arta Markun

Lajme, Të fundit



Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar vendimin e prokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku për pezullimin nga detyra të çiftit të prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina.

Gjykata rrëzoi urdhrin e pezullimit nga detyra, duke argumentuar se urdhri ishte në kundërshtim me ligjin. Pasi këtij vendimi, në detyrë duhet të kthehet vetëm Dritan Gina, pasi bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u shkarkua nga Vetting-u.

Pezullimi ndaj çiftit të prokurorëve është bërë më 14 maj të këtij viti, për shkak se prokuroria e Durrësit ka ngritur akuzë dhe ka marrë në cilësinë e të pandehurit si Rovena Gashin ashtu dhe Dritan Ginën për refuzim dhe deklarim të rremë të të ardhurave.

“Pezullimi i z.Gina u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetasit Dritan Gina për veprën penale: Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal. Prokurori Gina do të jetë i pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës”, njofton prokuroria.



1 Comment

  1. Nuk eshte zotesi te fitosh gjyqin, kur perpara ke nje injorante perpara, qe eshte marre nga leckat qe ti sherbeje te poshterve rilindas, pa zbatuar kushtetuten. E pra, kjo eshte gjendja tek ne, me figura ligjore, e me aftesi te kufizuar. Keshtu do ecim perpara, me lesh,,,,e drane, vendi ne gjendje kasaphane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *