• |
ide | kryesore

Eksperti gjerman: Situata ekonomike në Shqipëri, katastrofë

Lajme, Të fundit



Martin Henze, një nga zërat më të rëndësishëm të ekonomisë gjermane, situatën ekonomike në Shqipëri, e quajti katastrofale. Gjatë një diskutimi për ekonominë në selinë e PD-së, Henze që mban detyrën e Kryetarit të Komisionit për Transportin në Këshillin Ekonomik të CDU-së tha se situata në Shqipëri është e vështirë.

“Borxhi ekonomik është shumë i lartë, popullsia po reduktohet dhe pjesa më inteligjente e shqiptarëve po kërkon azil, arratia nga zona rurale është një tjetër problem që po prek Shqipërinë, infrastruktuar është plot mangësi, gjendja me titujt e pronësisë është katastrofale dhe siguria e tyre është jetike për ata që duan të investojnë e të blejnë prona në Shqipëri.”

Henze ngriti si shqetësim nismat favorizuese për Kinën dhe Turqinë të disa vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë

“Nisma 16+1 është një marrëveshje jo e mirë për Shqipërinë. Ju duhet të sqaroni ç’do të bëni: do të bëheni pjesë e BE-së apo të ndërmerrni një aleancë strategjike me konkurrentin tonë, Kinën? Nëse e kuptova mirë zotin Basha, të gjithë në Shqipëri thonë se duam të anëtarësohemi në BE. Është si në martesë, s’mund të kesh dy burra apo dy gra.
Natyrisht mund të besh biznes edhe me Kinën, por s’mund të negociosh elementët nevralgjikë të ekonomisë, si portet, aeroportet, energjinë, furnizimi me ujë. Ne në Gjermani bëjmë shumë kujdes që këtë infrastrukturë të mos u jepet kompanive aziatike. Edhe ju në Shqipëri duhet të bëni shumë kujdes”, – u shpreh Henze, i cili mori si shembull sektorin e naftës.

“Pse rezervat e naftës, për shfrytëzimin e të cilave mund t’ju ndihmojnë shumë firma evropiane, në Shqipëri nuk është treguar një kujdes i tillë. Në Portin e Durrësit ka pasur interes nga ana e kinezëve dhe nuk e kuptoj vërtet këtë mungesë të largpamësisë në Shqipëri. Kam pasur mundësi të bëj biseda me përfaqësues të ndryshëm në BE që kanë shumë përvojë në infrastrukturën portuale, që do të angazhoheshin me shumë dëshirë në Shqipëri” – theksoi ekonomisti gjerman.

Martin Henze vuri në dukje se Shqipëria është paralajmëruar nga partnerët në BE dhe SHBA për të mos ua dhënë portet dhe aeroportet me koncesion apo për shitje kompanive kineze dhe turke.

“Tjetër gjë është të bësh biznes me ata që Bashkimi Europian i konsideron konkurrentë strategjikë, por jo në fushën e infrastrukturës”, – tha ai.



7 Comments

  1. filluan prap keta debilate e PDs te na sjellin ‘specialista’ te huaj te na tregojne se sa e dobet eshte konomia jone ?

    U deshen te vinin keta se ne nuk e dinim sa sa keq jemi ekonimikisht.

    Ky me shume erdhi te na bej presjon qe te mos bejme biznes me Kinen dhe Turqine se sa i plas per veshtiresite tona ekonomike.

  2. Ky qenka me keq se fari balliu,ti qofsh o gjerman lulin e kishe ne pushtet tete vjet pse nuk erdhet ta ndihmonit popullin tone dhe lulin,po ky luli kater vjet kryetar bashkie ku ishe ti gjerman ta ndihmoje lulin dhe popullin me investime,rama e mori pushtetin kur vendi yne ishte i dyti ne europe pas gjermanise me borxh publik mbi 76% ,ti gjerman po pret lulin te vij ne pushtet pastaj te na ndihmoni,por deri atehere ne cfare te bejme te presim lulin dhe ju,hajde gjerman me mendje balliu.

  3. Lexoni dhe nxirrni konkluzion”” Keta komentues profane qe na i paska lene mbrapa merhumi gati sa s’thone,,, Me forcat tona, nuk duam ndihmen gjermane, dhe asnje tjeter Keta jane, e kane qene ata qe benin thirrje” do hame edhe bar, e dore nuk ia shtrijme armikut…..dhe ketu mbaron xhdo mendim per ti vene kapakun ketyre fare kopukeve rilindas, qe dalin pa emer, e qe shkruajne nga ish komiteti i partise tiranes, sot i trasheguar nga mema parti e qelbesirave rilindase.

  4. Patetizmi famëshum europian godet sërish. Nuk kanë lëvizur gishtin e vogël për Shqipërinë ndonjëherë por për të kërkuar llogari mbeten të parët. Shqipëria do lidhë marrëveshje sipas interesit të saj, zotërinj.

  5. Ka ende pak njerez te mire ne kete toke. Ndaj dhe katastrofa e vertete ska ardhur akoma. Kur te gjithe te drejtet dhe te miret te largohen prej ketej dhe sigurisht do te ndodh ishallah te shohim cdo ndodhe. Ndoshta vertet skemi pare asgje akoma….

  6. Ti qe emrin e ke xixa si partia,ky gjermani ishte dhe para kater vjetesh por partia e tij fitoi-250000 vota,ky loqja thote parullat komuniste qe i kane mbajtur ne duar saliu dhe luli duke uluritur,pa permendur te tjere te PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *