• |
ide | kryesore

Inter e Milan akordohen për stadiumin e ri, por mund të mos jetë San Siro

Sport



Milan e Inter do të jenë sërisht bashkë në projektin e stadiumit të ri. Lajmi që pritej është bërë i ditur përmes një komunikate: Inter e Milan kanë “nënshkruar një protokoll mirëkuptimi për të zyrtarizuar vullnetin për të punuar së bashku në projektin e realizimit të një stadiumi modern e avangard”.

Një akord që do ti bëjë dy shoqëritë milaneze të vlerësojnë një seri opsionesh mes të cilave edhe rikonstruksioni i San Siro, që tashmë bëhet vetëm një mundësi dhe jo zgjedhje definitive.

Ky projekt do të bëjë që Inter e Milan të kenë një stadium në pronësinë e tyre. Faza e parë eksplorative do të mbyllet brenda vitit 2018, ndërsa më pas do të nisë projekti i vërtetë që do ti dorëzojë sa më shpejt një impiant të ri dy shoqërive milaneze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *