• |
ide | kryesore

Juventus pa tifozë në San Siro: ultrasit bojkotojnë ndeshjen për çmimin e lartë të biletave

Sport



Dy parrulla të mëdha janë ekspozuar jashtë stadiumit të Milanos, San Siro, mënyra e gjetur nga ultras të Juventus për të shprehur pakënaqësinë për cmimin e lartë të biletave të sektorit mik për ndeshjen e të dielës së mbrëmje kundër Milan.

75 euro është çmimi i vendosur nga shoqëria kuqezi për unazën e tretë të gjelbër, një shifër e konsideruar e ekzagjeruar nga eksponentët e tifozerisë së organizuar bardhezi, të cilët kishin lajmëruar që më parë bojkotimin e ndeshjes. Grupimi më i famshëm i tifos bardhezi “Drughi” kanë vendosur jashtë San Siro dy banderola: “75 motive të mira për të mos ndjekur ndeshjen me pëllumbat!” e “Milan-Juve, rriti cmimet sa më ska e rregullo bilancet!”.

Por në lidhje me cmimet e larta të biletave, La Repubblica në Itali ka publikuar një sondazh në të cilën ka bërë bilancin e situatës. Efekti Ronaldo është ndjerë në Stadium, me një përfitim të pëlqyeshëm të Juventus prej rreth dy milion euro në muaj. Paradoksi është se: ka shumë më pak mungesa absolute në stadiumin bardhezi, në vecanti për shkak të cmimeve të larta në sektorin mik (rrallë nën 50 euro) që provokon një prani të vogël të tifozëve të skuadrave që sfidojnë Juventus.

Kështu, me më pak prezenca absolute, Juventus përfiton më shumë. Biletat rriten frikshëm (kur luan Juve) jo vetëm në Torino. Një rast që shpjegon fenomenin: në Dacia Arena të Udines biletat në kthesa kushtojnë mesatarisht 25 euro, kundër Juventus janë shitur për 60 euro. Me Sampdorian tribuna anësore kushtonte 35, kundër Juventus 105.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *