• |
ide | kryesore

Ky është zyrtari i vrarë në Vlorë

Lajme



Një vrasje ka ndodhur sot në Vlorë. Viktima është 64-vjeçari Fatmir Hodo, me detyrë kreu i njësisë administrative të Kotës në Bashkinë Selenicë. Pak pas ngjarjes policia ka arrestuar autorin e krimit, shtetasin A.D, 43 vjec. Ai e ka qëlluar viktimën me cifte. Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjen.

Njoftimi i policise

Më datë 09.11.2018, rreth orës 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë .

Policia ka mbritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D, rreth 43 vjeç nga fshati Gumenicë .

Forcat e policisë janë vënë në ndjekie të autorit, i cili pas ngjarjes është larguar menjeherë. Pas disa minutash e kanë arrestuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *