• |
ide | kryesore

Lamtumira e futbollit e 40-vjeçarit që pushtoi Europën…

Sport



Është ora për t’i thënë mjaft futbollit të luajtur për Didier Drogba që, në moshën 40 vjeçare ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Simboli i Bregut të Fildishtë, me të cilin numëron 105 paraqitje dhe mban rekordin e 65 golave, ka veshur gjithashtu fanellat e Levallois, Le Mans, Guingamp dhe Marseille para se të bashkohej me Chelsea, klub me të cilin arriti kulmin e karrierës duke ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve në sezonin 2011-12.

Pas hapave të tij të parë me të rinjtë e Levallois dhe Le Mans, është Guingamp klubi që i dha mundësinë të debutonte në Ligue 1, ku luajti vetëm dy sezone para se ta blinte Chelsea. Ishte pikërisht José Mourinho, i cili sapo kishte ardhur në Angli, që “vuri bast” mbi lojtarin nga Bregu i Fildishtë të Marseille, sulmues i cili nuk tradhtoi pritshmëritë e Special One.

Rekordmen në Europë me fanellën e Bluve, plot 35 gola, Drogba ka shënuar më shumë se 300 gola në karrierën e tij të gjatë, i fundit në natën e 4 nëntorit kundër Orange County: gjithmonë vendimtar Didì, goli i tij në minutën e 73’ i dhuroi kualifikimin në finalen e playoff Phoenix-it. Sfida e fundit, ajo e mbrëmjes së kaluar kundër Louisville, me siguri nuk do të jetë një kujtim i bukur për shkak të rezultatit, por kur hedh shikim pas janë të shumta netët magjike në kujtesën e sulmuesit të lindur në vitin ’78. Mbi të gjitha, mbrëmja e paharrueshme e 19 majit 2012 në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich ndaj të cilit fitoi 5-4 me penallti. Një gol i lojtarit nga Bregu i Fildishtë në minutën e 88’ i lejoi Blueve të shkojnë në shtesë, dhe sërish Drogba mori përgjegjësinë e shpresave të anglezëve për t’u pozicionuar në pikën e bardhë të 11-metërshit nga ku ndëshkoi Neuer.

Shangai Shenhua, Galatasaray, Montreal Impact dhe Phoenix janë klubet e fundit të karrierës së lavdishme të ish-kapitenit të Bregut të Fildishtë. Në palmaresin e tij rreshtohen 4 Premier Ligë, 3 Kupat të Ligës, 2 Community Shield, 4 Fa Cup dhe 1 Champions me fanellën Chelsea, një kampionat turk, një Kupë, një Superkupë të Turqisë me Galatasaray. Pas 627 paraqitjeve dhe 372 golave është koha për të lënë futbollin e luajtur për Didier, që tashmë është gati të nisë një aventurë të re.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *