• |
ide | kryesore

Milan “i fashuar” kundër Juventus: Biglia 4 muaj jashtë, Musacchio e Calhanoglu në dyshim

Sport



Më keq nuk mund të shkonte për Milan, që pasi mori lajmin se Lucas Biglia do të mungojë shumë më gjatë se mendohej, rrezikon të shkojë në përballjen me Juventus në kampionat pa dy pedina të rëndësishme si Musacchio e Calhanoglum të dy të dalë para kohe nga fusha në barazimin 1-1 në Sevilla me Betis për Europa League.

Argjentinasi Biglia, i është nënshtruar ndërhyrjes kirugjikale e do të qendrojë jashtë 4 muaj: “Dëmtimi i pësuar nga Lucas Biglia të mërkurën e kaluar në stërvitje, ka shkaktuar një ndrydhje të miotendinës në pulpën e djathtë që kërkoi ndërhyrje kirugjike. Operacioni, është kryer të Finlandë nga profesor Sakari Orava me sukses dhe prognoza është 4 muaj për rikuperimin”, shkruhet në komunikatën për shtyp të klubit.

Vetëm se problemi për Milan është shumë më i madh, pas sfidës me Betis. Mateo Musacchio, ka dalë me barelë në fund të takimit të Europa Legue. Momente frike për mbrojtësin pas përplasjes së dhunshme me shokun e skuadrës Kessie. Musacchio ka marrë një goditje të fortë në fytyrë dhe shpinë: për pak caste u duk sikur kishte humbur edhe vetëdijen dhe e ka marrë veten vetëm në dhomat e zhveshjes. Milan ka bërë të ditur se gjendja e tij është përmirësuar dhe do ti ushtrohet kontrolleve të mëtejshme, edhe pse mendohet se kundër Juventus duhet të jetë.

Probleme edhe për Hakan Calhanoglu, që doli në minutat e fundit të takimit. Turku u shkel në këmbë dhe u shoqërua jashtë fushës nga stafi mjekësor: situata do të vlerësohet në orët e ardhshme dhe rikuperimi I tij do të jetë fondamental për sfidën me Juventus.

Edhe Kessie ka patur shqetësime në fund të ndeshjes me Betis, por kundër Juventus nuk do të mungojë, ndërsa nuk ka asnjë shans për Bonaventura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *