• |
ide | kryesore

Panenka zgjedh “imituesin” e tij më të mirë të penalltive: Nuk është as Pirlo e as Totti

Sport



Ai është një nga futbollistët më legjendarë në historinë e Republikës Çeke. Një nga futbollistët më të paharrueshëm në botë. Ndër ata që mund të mburren se i kanë dhënë emrin e tyre një gjesti të këtij sporti. Antonín Panenka, shpikësi i penalltisë legjendare.

“Unë e kisha praktikuar atë dy vjet përpara Euro 1976. Të gjithë portierët gjithmonë kanë kërcyer nga njëra anë apo tjetra, kështu që ishte mirë të synonim në qendër. Pas çdo stërvitje punoja me portierin tonë Hruška me gjuajtjet e penalltive. Ai ishte shumë i mirë, kështu që gjithmonë kam humbur baste: para, çokollata, etj. Kështu fillova të përdorja hilen time të vogël dhe papritmas fillova të fitoja gjithmonë e më shumë. Gjëja më e keqe ishte se nisa të shëndoshem pas gjithë atyre çokollatave që kam fituar”, rrëfen Panenka për Goal.

Antonín Panenka ka pranuar dashurinë e tij për futbollin spanjoll

“Më pëlqen, edhe kur nuk ka shumë gola, gjithmonë gjej gjëra interesante në të gjitha ndeshjet e La Liga. Një pasim i mirë, një kontroll … Isha shumë afër për të luajtur në Spanjë. Real Murcia donte të më merrte, por në fund nuk ndodhi”, tha ai.

Natyrisht, kur Goal i foli për Sergio Ramos dhe teknikën e tij të shkëlqyer për ekzekutimin e penalltive “alla Panenka”, si ajo ndaj Real Valladolid fundjavën e kaluar, Antonin nuk i kurseu komplimentet. “Më pëlqen dhe mendoj se ai e ka bërë tashmë disa herë, si në Euro 2012. Mendoj se Ramos mund të jetë imituesi më i mirë, ai që ekzekuton më mirë penalltitë “alla Panenka”: Sepse ai e bën këtë më shpesh, portirët e dinë dhe ai ende arrin t’ia dalë. Kjo është gjeniale”. Fjalët e Panenka: mësuesit që përzgjedh “dishepullin” e tij më të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *