• |
ide | kryesore

Pas 50 vitesh karrierë, aktori nderohet me yllin e Hollywood-it

Paparazzi, Slider



Pas 50 vitesh karrierë duket se kishte ardhur momenti që aktori i  mirënjohur  Michael Douglas të nderohej me çmimin “The walk of Fame”.

Për të gjithë yjet e Hollywood është një nder të vlerësohen me yllin e tyre në rrugën më të lakmuar në Hollywood, pavarsisht se për Douglas dukej se çmimi u vonua paksa.

Aktori u shoqërua nga  gjithë familjen e tij për të ndarë këtë gëzim, ku në krah të tij qëndronin bashkëshortja, djali dhe babai i tij.

Gjatë festimeve aktori mbajti një fjalim ku tregoi se gjithmonë kishte pyetur veten pse nuk po merrte akoma një yll, por pavarësisht kësaj ai tha se ishte shumë i lumtur për nderin që i’u bë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *